Rishi Sunak zyrtarisht kryeministër i Britanisë: Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, do të rregulloj gabimet e Liz Truss

Pas takimit me mbretin Charles në pallatin Buckingham Rishi Sunak, ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Ai mori drejtimin e Downing Street në një moment të vështirë për partinë e tij dhe vendin, pasi mandati 45-ditor i Liz Truss e zhyti Britaninë në krizë të thellë ekonomike.

Multimilioneri me origjine indiane, në fjalimin e tij të parë si kryeministër tha se vendi po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe puna do të nis menjëherë për të rregulluar edhe gabimet e bëra nga paardhësja e tij Liz Truss. Sunak tha se qeveria e tij do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel, duke theksuar se do punojë për të rikthyer besimin e humbur.

"Besimi fitohet dhe unë do të fitoj besimin tuaj. Unë do të sjell të njëjtën dhembshuri për sfidat me të cilat përballemi sot," thotë ai, duke shtuar se nuk do t'i lërë brezit të ardhshëm një "borxhi për të shlyer që ishim shumë të dobët për të paguar vetë. Do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me veprim. Unë nuk jam i trembur", tha Sunak. 

Sunak theksoi se do të bëjë më të mirën për qytetarët britanikë dhe do të ketë  prioritet nevojat e tyre. Duke folur për paraardhësen Liz Truss Sunak tha se ajo nuk kishte gabuar që ishte përpjekur të rriste ekonominë e vendit, e sipas tij ky ishte një qëllim fisnik. Ai tha se e admironte shqetësimin e saj për të krijuar ndryshim - por "u bënë disa gabime".

Sunak është kryeministri i tretë i Britanisë brenda 7 javësh. Ai humbi përballë Lizz Truss gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në verë për kreun e kopnservatorëve. Rishi Sunak është personi i parë me ngjyrë, i pari britaniko-aziatik dhe i pari indian që drejton qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, që vjen nga një ish koloni Britanike. Por, 42 vjeçari Rishi Sunak është kryeministri më i ri britanik në më shumë se dy shekuj, më i ri se David Cameron dhe Toni Bler.

Sunak do të jetë kryeministri i katërt radhazi, pas Theresa May, Boris Johnson dhe Liz Truss, që do të marrë pushtetin pa zgjedhje të përgjithshme. Por nga ana tjetër opozita ka përsëritur thirrjen për t’u futur në zgjedhje të përgjithshme, duke argumentuar se Sunak nuk ka një mandat demokratik për t'u bërë kryeministër.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nuk do të zhvillohen të paktën deri në vitin 2024, pasi konservatorët fituan një shumicë dërrmuese në të fundit në 2019. Sunak nuk është i detyruar të thërrasë zgjedhje të parakohshme sipas sistemit politik parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar.

Sunak ka lindur në qytetin e Southemtponit në jug të Anglisë dhe është djali më i madh i dy prindërve me origjinë indiane, babai mjek dhe nëna farmaciste. Ai ka studiuar në shkollën më të vjetër publike të Anglisë dhe më pas në Oksford dhe në Universitetin Stanford në Kaliforni dhe konsiderohet një ekonomist i shkëlqyer.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Meta uron Sunak: Shpresë për fuqizimin e marrëdhënieve mes vendeve tona

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kryeministrin britanik Rishi Sunak për marrjen e detyrës. Meta shkruan se zgjedhja e Sunak i jep vendit më shumë shpresë për të fuqizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Shumë urime dhe suksese z.Rishi Sunak për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe të rëndësishme të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve mes vendeve tona mike në interes të të dy popujve.

Partia e Lirisë beson në vijimin e angazhimit të dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan Meta.

Ora 13:37
U zgjodh kryeministër i Britanisë, Johnson uron Sunak: Konservatorët ta mbështesin me gjithë zemër

Pasi mori zyrtarisht postin e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka uruar Rishi Sunak për detyrën e re. Johnson i ka bërë thirrje konservatorëve që të mbështesin Sunak.

"Urime Rishi Sunak në këtë ditë historike, ky është momenti që çdo konservator t'i japë kryeministrit tonë të ri mbështetjen e plotë dhe me gjithë zemër."

Ndërkohë që vetë Sunak, gjatë fjalimit të tij të parë si kryeministër tha se do i jetë gjithmonë mirënjohës Boris Johnson për "arritjet e tij të jashtëzakonshme" si kryeministër.

Ora 13:19
Kryeministri britanik: Ndodhemi në vështirësi të mëdha ekonomike, do t'i vendos nevojat e qytetarëve mbi politikën

Në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak tha se do të nisë menjëherë punën për të rregulluar gabimet e bëra nga paraardhësja e tij Liz Truss.

“Ajo punë fillon menjëherë”, thotë ai.

Sunak tha se gjatë kohës që ka qenë Kancelar i Thesarit ka bërë gjithçka që ka mundur për të mbrojtur njerëzit. Ai tha se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë.

"Unë do të sjell të njëjtën dhembshuri për sfidat me të cilat përballemi sot," thotë ai, duke shtuar se nuk do t'i lërë brezit të ardhshëm një "borxhi për të shlyer që ishim shumë të dobët për të paguar vetë".

“Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me veprim. Unë do të punoj çdo ditë për të ofruar për ju” thotë Sunak.

Sunak tha se qeveria e tij do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel.

“Besimi fitohet dhe unë do të fitoj tëndin”, thotë ai.

Kryeministri britanik theksoi edhe njëherë se e kupton sesa i vështirë është ky moment për vendin, pas pasojave të COVID, si edhe nga lufta në Ukrainë.

"Unë e vlerësoj plotësisht se sa të vështira janë gjërat," thotë ai.

Sunak tha se e kupton se ka punë për të bërë për të rikthyer besimin pas gjithë asaj që ka ndodhur.

"Unë nuk jam i trembur," thotë Sunak.

Sunak theksoi se do të bëjë më të mirën për qytetarët britanikë dhe do të vendosë prioritet nevojat e tyre.

"Jam gati të udhëheq vendin në të ardhmen dhe të vendos nevojat tuaja mbi politikën", duke shtuar se ai do të ndërtojë një qeveri që "përfaqëson më të mirën e partisë.

Ai e mbylli fjalimin e tij duke thënë se mund të arrijnë gjëra të pabesueshme. 

“Së bashku mund të arrijmë gjëra të pabesueshme”, thotë ai.

Ora 13:06
Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë: Jam zgjedhur për të rregulluar gabimet e Liz Truss

Rishi Sunak mbajti fjalën e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe. Nga fjalimi në Downing Street, Sunak tha se vendi po përballet me një krizë ekonomike.

“Është e drejtë të shpjegosh pse po qëndroj këtu si kryeministri juaj i ri. Tani për tani vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e COVID ende vazhdojnë.

Sunak foli edhe për paraardhësen e tij, Liz Truss duke thënë se ajo nuk kishte gabuar që ishte përpjekur të rriste ekonominë e vendit. Sipas tij ai ishte një qëllim fisnik. Ai tha se e admironte shqetësimin e saj për të krijuar ndryshim - por "u bënë disa gabime".

Sunak u shpreh se ai është zgjedhur si lider i Partisë Konservatore dhe kryeministër për të rregulluar disa nga gabimet e bëra nga paraardhësja e tij, Truss.

Ora 13:06
Berisha nuk humb kohë, uron kryeministrin e vendit që e shpalli ‘non grata’: Rishi Sunak bën historinë! Zgjedhja e tij u krahasua me atë të Barack Obamës

1666462408_Screenshot4.jpg

Sali Berisha nuk ka humbur kohë për të uruar kryeministrin e ri të Britanisë, vend që e shpalli 'non grata'. Berisha thotë Rishi Sunak bëri historinë duke shtuar se u krahasua me Obamën sepse prindërit e Sunak janë me origjinë indiane por kanë emigruar në Britani. Berisha shkruan se i uron suksese në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar.

“Rishi Sunak bën historinë! Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar. Të dashur miq,

Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.

Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.

Rishi Sunak ishte minister i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorhëqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.

Me këtë rast, le ti urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar”, shkroi Berisha.

Ora 12:35
Rishi Sunak është zyrtarisht kryeministër i Britanisë së Madhe

Rishi Sunak tani është zyrtarisht kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar. Mbreti Charles i dha detyrën Sunak.

Ai është kryeministri i tretë për këtë vit dhe do të hyjë në Downing Street si kryeministri i parë  indian dhe njëkohësisht edhe si kryeministri më i ri në dy shekuj.

Ora 12:22
Sunak mbërrin në Buckingham Palace

Kreu i Partisë së Re Konservatore Rishi Sunak ka mbërritur në Pallatin Buckingham për t'u emëruar kryeministër nga Mbreti.

Takimi do të zhvillohet në dhomën e pallatit të vitit 1844, ku Mbreti do të ftojë Sunak të formojë një qeveri.

Ora 11:51
Jep sot dorëheqjen si kryeministre e Britanisë, Truss mbërrin në Buckingham Palace

Liz Truss ka mbërritur në Buckingham Palace. Truss do t’i dorëzojë mbretit Charles dorëheqjen, ndërsa më pas do të shkojë Rushi Sunak për të marrë zyrtarisht postin e kryeministrit.

Ora 11:44
Liz Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre: Nder i madh të udhëhiqja kombin, të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën

Liz Truss, pak para se të jepte dorëheqjen i është drejtuar popullit në një deklaratë për mediat për herë të fundit si kryeministre e Britanisë së Madhe. Truss e nis fjalimin e saj të lamtumirës duke thënë se ka qenë "një nder i madh" të ishte kryeministre dhe të drejtosh kombin në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Në një fjalim të shkurtër, ajo mbrojti planin e saj të përpjekjes për të nxitur uljen e taksave dhe tha se ishte "më e bindur se kurrë se duhet të jemi të guximshëm". Truss tha se qeveria e saj kishte vepruar "urgjentisht dhe me vendosmëri" për të ndihmuar familjet në nevojë. Ajo tha se kishte ndihmuar mijëra biznese për të shmangur falimentimin dhe kishte marrë përsëri pavarësinë energjetike.

“Ne nuk jemi më të varur nga fuqitë e huaja keqdashëse".

Truss u zotua të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

“Demokracitë duhet të jenë në gjendje të japin rezultate për njerëzit e tyre. Ne duhet të jemi në gjendje t'i tejkalojmë regjimet autokratike. Tani më shumë se kurrë ne duhet të mbështesim Ukrainën. Ukraina duhet të mbizotërojë dhe ne duhet të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen e kombit tonë."

Në fund, Truss i uroi suksese Rishi Sunak për detyrën e re.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 25/10/2022 14:16

    Eh mjer gjith ajo angli me ra ne dor te ketij b***

    Përgjigju
  • Britania: 25/10/2022 13:35

    O Sali hajduti,krimineli,shkatërruesi, nuk ta heq kush ,non graten,e ke damken deri sa te vdesësh,i pafytyre,mashtrus,genjeshtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur