Rishikimi i buxhetit, Basha: Rama
e miratoi fshehtas,shmangu Kuvendin

Rishikimi i buxhetit, Basha: Rama<br />e miratoi fshehtas,shmangu Kuvendin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se shmangu parlamentar kur ndryshoi me akt normativ buxhetin.

Sipas Bashës, ndryshimi i buxhetit duhej të bëhej duke e dërguar atë në komisionet parlamentare dhe më pas në seancën e Kuvendit.

Por sipas Bashës, Rama iu shmang debatit në parlament, për shkak se rishikimi i buxhetit nuk rrit pagat dhe pensionet, nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për të përndjekurit, ndërsa nga ana tjetër, shton luksin për vete dhe qeveritarët. 

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha analizon të gjithë zërat e buxhetit duke theksuar se po thellohet varfëria.

Deklarata e Bashës:
Në mënyrë tinzare, kryeministri ne ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.
Pse? Pse keshtu hajdutjce, fshehtasi, duke mbajtur larg debatin, oponencën, kritikën?
Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 përqind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur cmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur.
Kryeministri ne ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet çdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.
Kryeministri në ikje ul fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016.
Por Edi Rama nuk ka harruar të shtojë 68 punonjës në aparatin e kryeministrisë. 68 sharës të rinj në pallatin e tij që do të paguhen me paratë e shqiptarëve për ti shërbyer propagandës e llafeve, e aspak punës.
Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeministrit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, çmime të larta. Shto luksin e shërbëtorët për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët.
Partia Demokratike ka një plan shpëtimi për vendin. Në programin e saj, buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plackë për tu ndarë sipas tekave. Ne do të ulim taksat dhe shpenzimet qeveritare. Çdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe per një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët.
BUXHETI I RISHIKUAR 2016:
• Zero rritje per pagat, vazhdojne te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.
• Nuk rriten pensionet, indeksimi poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, ndërsa indeksimi vetem ne masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqine blerese.
• Zero rritje fondet per ndihmen ekonomike, me zero perfitim per familjet nevojtare.
• Ulen me 10% fondet per pagesen e papunesise, ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.
• Zero rritje fondet per kompensimin e ish te perndjekurve politike.
• Ulen me 34 milione leke investimet ne "arsimin baze" (-2.5%).
• Ulen me 199 milione leke investimet ne "arsimin e larte" (-28%)
• Ulen me 108 milione leke investimet ne "kujdesin paresor" (-35%).
• Ulen me 140 milione leke investimet ne "sherbimin kombetar te urgjences" (-47%).
• Ulen me 62 milione leke investimet ne "arsimin profesional" (-11.7%).
• Ulen me 88 milione leke investimet ne "sistemin e burgjeve" (-9.1).
• Ulen me 2.15 miliarde leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).
• Rritje me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise.
• Rritet borxhi publik per vitin 2016 me 1.3 miliarde leke (3.8%).

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois