Ish-prokurori Florian Bonjaku e ka cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit.
Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Bonjaku deklaroi se masa e ‘arrestit me burg’ është masa e fundit që duhet dhënë nga Gjykatat, në rast se dështojnë të gjitha masat e tjera.
Më tej Bonjaku tha se nga vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit përfitojnë të gjithë dhe sipas tij, debati që bëhet nëse nga ky vendim do të përfitojnë disa emra të njohur apo jo, është i fokusuar gabim.
“E para ky vendim është ndryshim i një vendimi të 2011. Masa e sigurimit arrest me burg është masa e fundit, kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Debati që bëhet nëse nga ky vendim do të përfitojnë disa emra të njohur apo jo, është i fokusuar gabim. A do përfitojë çdo njeri? A ishim ne të gjithë që thoshim se masa e sigurimit është e tepruar? Lidhur me çështjet penale konkrete çdo person ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës për të zëvendësuar apo revokuar një masë sigurimi. Në rastin e Veliaj dhe në rastin e të tjerëve, është Gjykata ajo që vendosi. Nuk është ndonjë rrezik kaq i madh që të thuash do kthehet në punë. Ne kemi masa sigurie që mund ta frenojnë edhe këtë rrezik. Kemi pezullim nga ushtrimi i detyrës publike. Kemi arrestin në shtëpi. Pra nuk është masa e arrestit me burg masa e parë që duhet vendosur”, tha mes të tjerash ish-prokurori Bonjaku.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit/ Avokati i Gëllçit: Ka përmbledhur ato që Strasburgu vlerësoi për klientin tim! Do hapim gjyq për dëmshpërblim









