Rishikohet buxheti! 500 mln lekë për fermerët për sera, rrjeta anti-breshër e stalla

Stuhitë e breshrit, janë ndër armiqtë më të ashpër që kanë fermerët, e që duhet t’i bëhet ballë, me qellim që mundi i tyre të mos shkojë dëm. Në prag të sezonit të ri të të mbjellave të perimeve nga panxhari, brokoli, karota apo spinaqi, Ministria e Bujqësisë do të japë fonde për fermerët për të ndërtuar rrjetat antibreshër, me qëllim që mos të dëmtohen të mbjellat e fermerëve në këtë sezon të ri, në rast stuhish.

Ministria e Bujqësisë thotë se me rishikimin që ju bë buxhetit të shtetit ku u shtuan 500 milionë lekë për bujqësinë, do të sigurohet financim kryesisht për ndërtimin e serave, për rrjeta antibreshër, ndërtim stallash, investime në makineri bujqësore, përmirësim të ujitjes e kullimit si dhe fonde për rrjeta të reja peshkimi për akuakulturën.

“Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin bujqësor për vizionin “Bujqësia 2030” dhe shtrirjen e produkteve “Made in Albania” në më shumë se 80 tregje elitare ndërkombëtare”, shprehet Anila Denaj.

Me rishikimin e buxhetit, fondet në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë arrijnë në 14.6 miliardë lekë, nga 14.1 miliardë lekë që ishte. Kjo rritje e fondeve për këtë sektor vjen edhe pas kërkesave të ministrisë me qëllim që të mbulohen me financim të gjithë fermerët.

Afro 71 mijë fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024, ku pesha më e madhe ishte për naftë pa taksa. Por fondet e vëna në dispozicion ishin të pamjaftueshme, pasi mbuloheshin vetëm 60% aplikimeve për blegtori, bletari e bimë aromatike dhe vetëm 35.2% të kërkesës për naftë për taksa.

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit