Rishikohet buxheti, ulen të ardhurat
e shpenzimet, bie numri i nëpunësve

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, të ardhurat janë ulur me 4 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet janë ulur 3 miliardë lekë krahasuar me parashikimet e fillimvitit.
 
Rënie ka shënuar dhe numri i përgjithshëm i punonjësve të administratës publike. Në buxhetin e rishikuar rezultojnë në total 80,970 punonjës, 177 më pak se në fillimin e vitit.
 
Siç edhe qe paralajmëruar, bëhet fjalë pë rialokime të vogla të shpenzimeve buxhetore, ku vërehen ulje të fondeve për pjesën më të madhe të institucioneve, ndërkohë që në rritje janë buxhetet e pak Ministrive, si ajo e Transporteve.

Me ulje fondesh do të përballen Presidenca, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Ministria e Brendëshme, e Mbrojtjes apo e Zhvillimit Urban.
 
Me buxhete në rritje janë Kryeministria, Kuvendi, Ministria e Energjitikës dhe ajo e Bujqësisë. Ministria që do gëzojë shtesën më të madhe të fondeve për pjesën e mbetur të vitit është ajo e Transporteve, buxheti i së cilës do të rritet me thuajse 1.8 milardë lekë, apo 15 milionë dollarë.
 
Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje, rreth 1 miliardë, është vënë në dispozicion të projekteve rrugore. 

tabelat buxheti

tabelat buxheti



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri

Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri