Rishpëndarja e mandateve, PS
informon trupin diplomatik
Partia Socialiste ka informuar trupin diplomatik shqiptar, si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare për ato që ajo i quan manovra të paligjshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për një proces zgjedhor ligjor e të ndershëm që qeveria është duke bërë nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.
TIRANE- Partia Socialiste ka informuar trupin diplomatik shqiptar, si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare për ato që ajo i quan manovra të paligjshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për një proces zgjedhor ligjor e të ndershëm që qeveria është duke bërë nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.
Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga eksperti i kësaj fushe, Bledi Çuçi u takuan sot paradite me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe përfaqësuesit e
OSBE-së dhe Komisionit Europian, për t’i informuar lidhur me ecurinë e zbatimit të Kodit Zgjedhor të miratuar me konsensus mes palëve, por që sipas PS nuk po ecën në të njëjtën mënyrë edhe gjatë zbatimit praktik të tij.
“U shpjeguam përfaqësive diplomatike situatën e krijuar në lidhje me çështjen e ndarjes së mandateve. Dhamë argumentet tona, të gjithë analizën që kemi bërë dhe që është paraqitur edhe në
KQZ, por në mënyrë më të përmbledhur për ta. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, për të kuptuar cili është problemi dhe për të parë çdo të bëjmë më tutje”- tha sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri në një prononcim të shkurtër për mediat.
Partia Socialiste kundërshton idenë e ndarjes së mandateve sipas qarqeve në KQZ për arsye se Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende informacion në lidhje me shtimin e popullsisë në mënyrë jo normale në katër komuna të Kukësit. Më herët në një prononcim publik Sekretari Damian Gjiknuri tha se në Kodin Zgjedhor është parashikuar qartë dhe prerë se mandatet përcaktohen nga KQZ dhe nëse do të jetë Kolegji Zgjedhor institucioni që do bëjë ndarjen e mandateve për çdo qark, kjo do të ishte shumë e rëndë për besueshmërinë e procesit zgjedhor të 2013, pasi ligji nuk e autorizon Kolegjin për të gjykuar çështjen në themel për një gjë të tillë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.4%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44