Risi dhe teknologji, ja çfarë ndodhi në 2018

Bus bunching", alegoritmi që do të eleminojë vonesat e autobuzëve
Fenomeni mbarëboteror i pritjeve të gjata në stacionet e autobuzit, i njohur me emrin "bus bunching", duket se po i vjen fundi, e gjitha kjo falë një algoritmi. Pritjet e gjata veçse krijojnë frustacion, e bëjnë transportin publik jo tërheqës. Prej vitesh kompanitë e sistemit të transportit publik, janë përpjekur ta zgjidhin këtë problem, por duket se koha ka ardhur pikërish tani.

Po përse ndodh ky fenomen? 

Gjatë itinerarit të tyre autobuzët ndalin në stacione, presin sa pasagjerët të zbresin dhe hipin të tjerë. Por kur ata janë me vonesë, e kanë të vështirë të rekuperojnë kohën e humbur, rrisin numrin e pasagjerëve që qëndrojnë në pritje dhe prishin gjithë sistemin e shërbimit. Për t'i dhënë fund gjithëkësaj ka menduar ekipi i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA. Përmes teknologjive të reja, agjencitë e transportit publik mund të gjurmojnë vendndodhjen e autobusëve në kohë reale, të ofrojnë reagime të personalizuara për shoferët, t'i kërkojnë atyre të ndalin më shumë në një stacion, më pak te një tjetër apo dhe të udhëtojnë më ngadalë ose më shpejtë. Përmes algoritmit dhe pajisjeve të instaluara në çdo autobuz, sistemi i menaxhimit mund të monitoroi pozicionin e autobuzëve, lejon komunikim më të mirë mes shoferëve dhe qëndrës së komandimit, e cili nga ana e saj është në gjendje të monitorojë kushtet e rrugës, të rregullojë flukset në varësi të vonesave si dhe t'u dërgojë mesazhe drejtuesve të mjeteve për t'i paralajmëruar ata për situatat që ngadalësojnë transportin. 
“The Ocean Cleanup” nis pastrimin e Oqeanit Paqësor

Një pajisje masive për pastrimin e oqeaneve nga plastika ka bërë debutimin në brigjet e gjirit të San Franciscos. Inovatori holandez, 24-vjeçari Boyan Slat dhe organizata e themeluar prej tij “The Ocean Cleanup” është përpjekur prej vitesh të krijojë një sistem që do të mund të pastrojë oqeanet nga plastika. Tashmë pajisja e tyre, një sistem pastrimi rreth 610 metër i gjatë dhe me vlerë 5 milion dollarë, ka nisur rrugëtimin në det. I njohur si “System 001”, fillimisht pajisja u dërgua në një pikë testimi dhe kur gjithçka shkoi me sukses, i’u drejtua një sektori të caktuar në Oqeanin Paqesor, aty ku rrymat detare përplasin tonelata me mbetje plastike. Ekipi shpreson që vetëm në vitin e parë, sistemi do jetë në gjendje të grumbullojë rreth 50 ton plastikë. Përllogaritjet tregojnë se me vendosjen e rreth 60 grupeve të tilla të pastrimit, rreth 50% e plastikës në këtë sektor të ndotur, mund të hiqet brenda pesë vitesh. Megjithatë, edhe pse frymëzim për disa, “Systemi 001” është kritikuar nga shumë prej anëtarëve të komunitetit shkencor. Sipas tyre pajisja nuk është në gjendje të mbledhë plastikën që ka nisur të dekompozohet në fund të oqeaneve, mund të ketë impakt në jetën detare, si dhe mund të mos i rezistojë kushteve të motit. Brenda pak muajsh do të mësohet edhe përgjigja nëse ky sistem do të jetë në gjendje ti bëj ballë një pjese të konsiderueshme të rreth 320 milion ton plastikë që prodhon bota në një vit

Moda e dizajnit në lëkurë ka efekte në shëndetin tonë.

Moda e dizajnit në lëkurë mund të ketë efekte në shëndetin tonë.Ndjeshmëria ndaj diellit dhe alergjitë janë efektet negative më të zakonshme. Alarmi vjen nga ekspertët evropianë të Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venereologjisë.  Në Kongresin e fundit të zhvilluar në Paris, ata kanë kërkuar të forcojnë legjislacionin mbi bojërat e tatuazheve. Edhe pse ekzistojnë rregullat e higjienës dhe sigurisë, kujdesi ndaj infeksioneve pas tatuazheve është në nivele të ulta. Për këtë ekspertët kërkojnë të ndërhyjnë sa më parë që të jetë e mundur. Me kërkesë të Komisionit Evropian, Agjencia Evropiane e Kimikateve ka përgatitur disa propozime për të eleminuar rrezikun e toksicitetit nga bojrat e tatuazheve dhe elementët kancerogjenë të tyre. Për të kufizuar këto efekte, sipas tyre duhen ndërmarrë masa të rrepta dhe metoda të përshtatshme analitike: Bojërat e tattoo duhet së paku të përmbushin të njëjtat standarde të sigurisë si ato të përdorura për produktet kozmetike. Një studim i kryer ne Danimarkë rezultoi se në bojrat me ngjyrë të përdoruara për tatuazhet, gjenden gjurmë të metaleve të rënda. Ngjyrat e tatuazhit përmbajnë amina kancerogjene dhe hidrokarbure policiklike. Në shumë raste, përbërësit dhe kimikatet në ambalazhin e bojrave nuk janë të etiketuara qartë. Sipas dermatologëve rreziqet janë kryesisht: kontaminimi bakterial, alergjitë dhe rreziku i efekteve toksike. 

"The Conversation": Ndryshimet klimaterike kanë shtuar vetëvrajset

Ngrohja ekstreme që ka kapluar hemisferën veriore, rezulton se ka efekte të dëmshme jo vetëm në mjediset tona natyrore, por dhe në shëndetin tonë fizik dhe atë mendor. Sipas Ëebsite prestigjoz "The Conversation" me 35 milion ndjekës, një humlumtim i ri i kryer nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, tregon se rritja e temperaturave globale, ka shtuar dhe mund të rrisë më tej numrin e vetëvrasjeve. Vetëvrasja është tashmë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në mbarë botën. Për njerëzit ndërmjet moshës 15 dhe 55 vjeç, ajo është ndër pesë shkaqet kryesore të vdekjes. Pothuajse një milion njerëz vdesin nga vetëvrasjet çdo vit në mbarë botën - më shumë se të gjitha vdekjet prej luftërave dhe vrasjeve. Sipas Lisa Page, studiuese e psikologjisë në King's College në Londër: " Ndryshimet e temperaturave nxitin njerëzit që të sillen në mënyrë më të papërmbajtshme, agresive dhe të dhunshme, e cila mund të rrisë prirjet për veprime vetëvrasëse ".Ndryshimet klimaterike kanë derivuar ashpërsimin e valëve të të nxehtit, thatësirë, stuhi, zjarre dhe përmbytje. Ka zgjeruar gamën e sëmundjeve infektive si virusi Zika, malaria dhe sëmundja Lyme. Ka kontribuar në mungesën e ushqimit dhe ujit. Ka nxitur migrimin e detyruar, konfliktet dhe luftën. Por mbi të gjitha ka ndikuar në shëndetin mendor. Vlerësohet se gjysma e të mbijetuarve të uraganit Katrina kanë të zhvilluar simptomat e stresit post-traumatik. Strategjitë e reduktimit të gazrave serrë do të zvogëlojnë ndryshimet klimatike dhe do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve në shëndetin mendor, por këto përpjekje janë të mjaftueshme. Ndryshimi i klimës paraqet një sfidë globale për shëndetin publik - shprehet Lisa Page. Ekziston nevoja urgjente për hulumtime të mëtejshme mbi pasojat që ka shëndeti mendor ndaj ndryshimeve klimatike, në mënyrë që të mund të përgatitemi për sfidat e ardhshme, pasi për shumë është çështje jete dhe vdekjeje.

"Letra për Perëndinë" e Ajnshtajnit shitet rreth 3 milion $

"Letra për Perëndinë" e Ajnshtajnit, e vlerësuar rreth 1 milion dollarë, doli sërish në dritë, kësaj here në SHBA. E rishfaqur për të disatën herë në ankand, nga “Christie's”, shtëpia më e madhe e ankandeve në botë, letra ka thyer gjithë pritshmëritë. Çekani i drunjtë u ndal së godituri vetëm pasi ofertuesi i fundit ofroi 2 892 500 dollarë. “Letra për zotin”, një faqe e gjysëm, me shkrim dore, në gjuhën gjermane, u shkrua nga fizikanti në vitin 1954, një vit përpara se të vdiste, dhe i drejtohej filozofit Eric Gutkind. “Fjala Zot për mua nuk do të thotë asgjë” - shkruan Ajnshtajn në letrën e tij. “Ajo nuk është gjë tjetër veçse shprehja e dobësisë njerëzore”Fituesi i Çmimit Nobel në Fizikë, gjatë jetës së tij shkroi disa letra që kishin për temë Zotin dhe Hebraizmin, religjoni të cilit ai i përkiste. Sipas Ëalter Isaacson, autor i librit biografik mbi jeten e Ajnshtajnit, “Askush nuk duhet të mbështetet vetëm në një letër për të zgjidhur dyshimet rreth idesë së Ajnshtajnit mbi ekzistencën e një qenie supreme". Sipas Isaacson, Ajnshtajni nuk ishte një ateist: "Por ai nuk besonte në një Zot që ndërsa vjen rrotull, zgjedh skuadrat që do të bëj tifo apo njerëzit e tij të preferuar”. Kjo nuk është letra e parë e Ajnshtajnit që del në ankand. E fundit, në vitin 2002, ishte ajo që gjeniu i drejtonte presidentit Roosevelt, përmes së cilës babai i fizikës moderne e paralajmëronte për rreziqet e ndërtimit të bombave jashtëzakonisht të fuqishme, të tilla si bomba atomike, letër e cila u shit 2.1 milionë dollarë.

"Sleepbox Nap Lounge", risi e Aeroportit Dulles në SHBA

Duke filluar nga muaji janar, Aeroporti Ndërkombëtar i Ëashingtonit Dulles (DALES), i cili mirëpret çdo vit më shumë se 22 milion udhëtarë në vit, do të ofroj për ta dhoma apo ndryshe "Sleepbox Nap Lounge" SLIP BOKS NAP LAUNXH të cilat do të shërbejnë si hapësira fjetjeje për udhëtarët që kanë diferencë të madhe kohore mes fluturimeve dhe në vend që të presin në karriget e aeroportit për orë të tëra, tashmë mund të rehatohen në një prej këtyre podeve. Çdo pod është i pajisur me bllokues zhurme i cili i siguron pasagjerët të pushojnë të qetë, kanë ËiFi, ndriçim, si dhe dyshek mjaft të rehatshëm. Fillimisht aeroporti do ofroj për udhëtarët 16 dhoma por ekziston mundësia që më vonë ato të dyfishohen. Këto dhoma të posaçme mund të rezervohen për kohëzgjatje të ndryshme dhe çmimi i tyre varion në bazë të orëve. Për dhomat teke, një orë kushton 25 dollarë deri 120 dollarë për 12 orë kurse dhomat çift një orë kushton 35 dollarë deri 150 dollarë për 12 orë. 
Themeluesit e "Sleepbox" besojnë se salla e pritjes është një vend i qetë dhe i rehatshëm për të fjetur, pushuar ose punuar gjatë kohës së pritjes, një lloj oazi për tu relaksuar, punuar apo fituar energji të reja Përveç projektit për vendosjen e "Sleepbox" në aeroportin e Dulles (Dales), firma po punon gjithashtu në aeroporte të tjerë ndërkombëtare. Mendohet se vitin e ardhshem do të jetë aeroporti i Bostonit ai që do të krijojë hapsira të nevojshme për shlodhje.

Edhe pas një shekulli, vezët perandorake ende na mahnisin

Ato janë disa prej objekteve më elegante të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Edhe pse kanë kaluar 100 vite, këto thesare të vogla vazhdojnë të magjepsin me bukurinë dhe historinë tragjike që fshihet pas tyre. Për më shumë se një shekull, emri Fabergé është lidhur me pasurinë dhe me vezët më të mrekullueshme të Pashkëve në botë. Vezët perandorake, siç edhe njihen, u projektuan fillimisht si dhurata në mes të viteve 1880. Ato u punuan me dorë dhe janë të dekoruara me ar, diamantë dhe gurë të çmuar, si smerald dhe perla. Cdo vezë Fabergé është 8 cm e lartë dhe për prodhimin e secilës prej tyre janë dashur 2 vite kohë. Shpesh, ato mund të hapen për të zbuluar një surprizë: një portret në miniaturë, një orë apo diçka tjetër. 
Vezët Perandorake dikur cilësoheshin si objekte magjike, gjë që shpjegon se përse njerëzit janë ende aq të magjepsur me to. Njëriu gjithmonë kanë pasur etje për gjëra të bukura dhe vezët e Fabergé e shuajnë këtë etje në mënyrë të përkryer. Por magjepsja e vazhdueshme e Shtëpisë Fabergé, derivon edhe prej mjedisit historik. Pas kaosit gjatë revolucionit bolshevik, në vitin 1917, ashtu si dhe familja e Carit, Fabergé u largua nga Rusia i maskuar si diplomat. Ai vdiq në ekzil në Zvicër në vitin 1920. Vezët për familjen mbretërore të krijuar nga ai, sot janë simbol i dekadencës, shijes dhe elegancës së epokës së revolucionit. 50 vezët perandorake të Fabergé, gjatë tre dekadave kaluan në disa duar. Disa prej tyre u zhdukën dhe sot vetëm 43 ruhen ende në koleksionin mbreteror.Veza e quajtur "Veza e tretë Perandorake", u gjet në vitin 2012 nga një koleksionist, në një treg xhinglash me cmim të ulët. Sot ajo vleresohet rreth 33 milionë dollarë Veza e quajtur 'Zambakët e Luginës' e vitit 1898, ajo që ka fotografinë e Carit dhe dy vajzave të tij, sot kap shifrat e 45 milion dollarëve Muzeu Fabergé në Shën Pjeterburg është ekspoze e historisë, jetës plot shkëlqim të dinastisë Romanov, rrënimit të tyre të trazuar, e dëshmuar përmes objekteve mahnitës, sentimental dhe shumë të rrallë.

Muzika “Reggae” është shpallur nga UNESCO “Trashëgimi e njerëzimit”.

Shumë e konsiderojnë muzikën thjesht defrim, diçka superfluide. Por që nga agimi i kohës njerëzimi e zhvilloi muzikën jo vetëm për t’u argëtuar por edhe për të komunikuar me njëri tjetrin dhe perëndinë. Pikërisht kështu lindi dhe “Reggae”, muzika xhamajkane të cilën UNESCO e bëri pjesë të Listës së Trashëgimisë Botërore.Ritmet karaibike të përhapura në njëmijë forma dhe struktura, në fusha të ndryshme social kulturore e deri në kontekstin fetar të Xhamajkës, jane bërë të njohura në mbarë botën.Komitet i Posaçëm Ndërkombetar i Kulturës pranë OKB, në takimin e rradhës ne Port-Louis, kryeqyteti i Mauritius, nënvizoi forcën e muzikës “Reggae” në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit, falë eksponentëve më të famshëm të saj, Peter Tosh dhe Bob Marley.“Reggae” lindi në vitet 60 e inspiruar nga rrymat Rock, Jazz dhe Blues amerikan. Stili i ri u bë menjëherë mjafte popullor në Shtetet e Bashkuara por veçanërisht lulëzoi në Britaninë e Madhe, e cila ishte bërë shtëpi e shumë emigrantëve xhamajkan që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. “Reggae” është konsideruar muzikë argëtuese, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore, muzika e njerëzve të pambrojtur e të shtypur, me tekste që trajtojnë tema sociopolitike, varfërinë, burgosjet dhe pabarazitë. Ishin këto disa nga arsyet që ajo shtua në koleksionin e shumtë të UNESCO-s si “Trashëgimisë Kulturore e Paprekshme”.

Del në kinema filmi mbi jetën e Freddie Mercury dhe grupit "The Queen"

Pas vite xhirimesh, anoncimesh dhe tërheqje, më në fund filmi mbi jetën e Freddie Mercury dhe grupit "The Queen" duket se ka marrë formë. Filmi i Brian Singer fokusohet në pesëmbëdhjetë vite, nga koha e lindjes së grupit e deri në fillim të viteve '70, në performancën e paharrueshme të 13 korrikut të vitit 1985 në Ëembley. Pa kaluar në vulgaritet apo rënë në grackën e zymtësisë, veç rrugëtimit të "The Queen", sukseseve dhe dështimeve, Singer nuk heziton të tregojë me delikatesë edhe jetën private të Mercury.Me rastin e shfaqjes në kinema të "Bohemian Rhapsody", studentët e Kursit Trienal për aktorë në Shkollën e Teatrit Muzikor të Novarës në Itali, me dëshirën për të kujtuar dhe thurrur homazh grupit, kanë xhiruar një videoklip në bordin e një mjeti të shërbimit publik. Videoja është bërë shumë popullore në internet, aq shumë sa Brian May, një prej anëtarëve të grupit legjendar, i ka ururar studentët për këtë sipërmarrje të mrekullueshme.

Prezantohet në Milano kalendari “Pirelli 2019”

Ato janë gra të ndryshme por kanë një qëllim të përbashkët: të ndjekin dhe përmbushin ëndrrat e tyre; Një fotografe e dashuruar me bukurinë dhe thjeshtësinë e natyrës. Një tjetër, piktore e frymëzuar nga ngjyrat dhe format, që e gjen forcën për të ekspozuar artin e saj të mbështetja e partnerit. Një grua e pasur që jeton në vetmi, brenda një kulle qelqi, në kërkim të kuptimit të jetës së vërtetë. Një balerinë e përkushtuar ndaj pasionit dhe njëriut që dashuron. Ajo ëndërron që një ditë të kërcejë në "Moulin Rouge" në Paris. Këto janë katër histori të ndryshme, katër modele që bëhen interprete të ëndrrave, ambicieve, angazhimit, zhgënjimit dhe sfidave;Letizia Casta, Gigi Hadid, Julia Garner dhe Misty Copeland. Kalendari i “Pirelli” ka qenë gjithmonë më shumë se vetëm një seri fotografish të bukura. Ai shpesh ka qene nje seri sekuencash të shoqërisë dhe kohëve moderne. Në vitet e fundit kalendari i fundvitit ka arritur të paraqesë përmes fotografisë, tema që zbulojnë një realitet apo përfshijnë një aspekt të caktuar të gjëndjes njerëzore. Edhe ky vit nuk bën përjashtim. Kalendari “Pirelli 2019” i prezantuar në Milano, mban firmën e 77 vjeçarit skocezo-amerikan Albert Ëatson, një nga fotografët më të suksesshëm në botë, i njohur edhe prej filmave të Alfred Hitchcock. Kalendari titullohet "Dreaming" dhe tregon për ëndrrat e 4 grave, emocionet, fitoret dhe humbjet e tyre. Po cila është ëndrra e përbashkët e këtyre grave? Suksesi për t'u realizuar në mënyrë kreative, shumë më tepër se dashuria. Çdo histori, përcillet përmes 10 fotografive, të cilat për herë të parë janë më të vogla në format krahasuar me traditen Pirelli. Kalendari përcjell një mesazh simbolik. Përmes shpirtit, gratë ngrenë zërin e thonë “jemi të rëndësishme dhe kemi për të thënë gjëra të rëndësishme”.
"At Eternity’s Gate" nga 3 janari në kinema

Duhej një regjizor i rangut të Julian Schnabel për të sjellë në ekranin e madh që prej 3 janarit 2019 filmin "At Eternity’s Gate", një version i paparë dhe i thelluar për Vincent Van Gogh, jetën e tij, anën njerëzore po aq sa dhe krijimtarin e piktorit, kërkimet artistike dhe ato ekzistenciale, fal edhe interpretimit të Ëillem Dafoe , që pas performancës në "La Coppa Volpi" në Venecia, është shpallur kandidatë për "Golden Glob". "Kam qenë gjithmonë piktor, sepse më pëlqen të pikturoj. Unë shoh gjëra që të tjerët nuk mund t'i shohin. Vizioni im për botën është i frikshëm prandaj edhe preva njërin vesh. Shumë thonë se jam i çmendur, por për mua marrëzia është bekim""Gjithkush mendon se di gjithçka për Van Gogh-un dhe duket absurde të bëjë një film për të - shprehet Julian Schnabel . Por në Musée d'Orsay në Paris, duke parë pikturat e tij na ardhi idea e nje filmi mbi gjeniun. Është e pamundur të shpjegosh filmin, është e pamundur të japësh një arsye. Sa herë që tregojme mbi Van Gogh-un, në një lloje mënyre gënjejmë në dicka. Në fakt, filmi është larg një biopike tradicionale: Schnabel përçon te spektatori botën përmes subjektivizmit të piktorit, qoftë në qytetin Arles, ku Van Gogh lufton për tu integruar, qoftë në natyrën e mrekullueshme përreth, ku piktori kërkon inspirimin. Për Ëillem Dafoe (Uilliam Defo): Puna për realizimin e rolit ka qenë e thellë. Më është dashur të mësoj të pikturoj dhe të lexoj shumë. Rolet si këto mund të jenë përvoja që të ndryshojnë jetën përgjithmonë dhe për një aktor janë një transformim i vërtetë.

Një shishe wiskey "Macallan" shitet 1.1 milion dollarë

Një shishe wiskey Macallan, e vitit 1926 është shitur ne ankandin e organizuar nga Christie’s në Edinburg, kryeqyteti skocez, për 1.1 milion dollarë. Shishja më e shtrenjtë në botë e Ëiskit është blerë nga nja koleksionist anonim nga Azia, i cili e bëri ofertën përmes telefonit. E prodhuar në vitin 1926 dhe ambalazhuar në vitin 1986, ajo është shishja e 12-të e ëiskit e shitur në ankand nga distileria Macallan Shishja u ekspozua në ankand brenda një kutie qelqi. Ajo është simotra e 24 shisheve të tjera të prodhuara nga distileria skoceze, me dizain të artistit italian Valerio Adam, i njohur dhe si dizenjuesi i disa albumeve të grupit të famshem Beatles. Shishja e ëiski-t, fal vlerës së shitur, është një copëz relike, gati gati një objekt muzeal i rrallë. Që prej viti të ambalazhimit, ajo fillimisht është vleresuar 27 000 dollarë. Pastaj kapi shifren 600 000 dollare, derisa pak ditë më parë, u bë shishja më e shtrenjtë në botë, me vlerë 1.1 milion dollarë. Ëiski "Macallan" është vlerësuar nga ekspertët si "grali i shenjtë i ëiskit", një lloj vepre arti fal cilësisë dhe një mundësi për koleksionistët për të ruajtur historinë e një prej emblemave të shek të 20-të.

Rritet vlera e tregut global të çokollatës

Vlera e tregut global të çokollatës vazhdon të arrijë nivele të reja. Potencialisht deri në vitin 2025 ajo mendohet të dyfishohet krahasuar me nivelin e vitit 2017. Konsumi i lartë i çokollatës ka ardhur kryesisht nga përfitimet shëndetësore të perceptuara si anti-plakje, efektet antioksiduese, lehtësimin e stresit, rregullimin e presionit gjakut etj. Më shumë se gjysma e të gjithë çokollatës që prodhohet në botë, konsumohet në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut. Zvicra mban rekordin me 8 kg çokollatë për banorë, konsumuar në vitin 2017. Por edhe pse tregjet e zhvilluara janë në ballë të konsumimit të çokollatave, mundësia e ekspansionit konsumues drejt Kinës dhe Indisë është e madhe. Ndërsa deri në vitin 1980, në Kinë çokollata konsiderohej delikatesë e rrallë, duket se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Urbanizimi i shpejtë, rritja e klasës së mesme dhe ndryshimi i shijeve të konsumatorëve kanë shkaktuar një oreks në rritje për çokollatën. Prodhuesit e çokollatës sot janë në luftë me kohën. Ngrohja globale, sipërfaqja e limituar e tokës dhe parazitët, ka bërë që në rang botëror, prodhimi i kakaos të ulet me 40 %. Vetëm ne Costa d'Avorio janë eleminuar këtë vit 100 000 hektare plantacione kakao. Sipas "Euromonitor", pavarësisht kësaj, Gana, furnizuesi i dytë më i madh në botë i kakaos, pas huasë prej 1.5 miliardë dollarësh nga "Eximbank", po eksporton në Kinë sasi të medha të kakaos. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, ku çokollata konsiderohet si simbol i pasurisë, kanë rritur kërkesën për markat "Premium".Përballë kësaj situate, prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës po ndërmarrin iniciativa të ndryshme për të rritur qëndrueshmërinë e produktit. "Mars", me seli në Shtetet e Bashkuara, ka shpenzuar deri tani 1 miliard dollarë për të ndihmuar kërkimet në krijimin e kakaos rezistente ndaj nxehtësisë. Ndërsa pretendimet për një "chocopocalypse" kanosës mund të duken të ekzagjeruara për momentin, rreziqet janë reale. Megjithatë aktorët kryesor të prodhimit të çokollatës janë optimistë. Po a mjafton vetëm optimizmi për të garantuar të ardhmen e çokollatës? Kjo mbetet për t'u parë.

Valsi i Triestes pjesë e Rekordeve Guinness

1598 cifte vallzimi vendosen ne Trieste nje rekord te ri boterore. Trieste hyri ne librin e rekordeve Guinness fal valsit te fundvitit performuar ne Piazza Unita. Ne skenen gjigande te ballos moren pjese 1598, 88 me shume se rekordi boshnjak i qytetit Tuzla i vitit 2010 me 1510 vallezues.

"Letra Gjethe", letra që i jep jetë mbetjeve

Çdo ditë në ambjente zyrash, shkollash e shtypshkronjash hidhen poshtë qindra e mijra fletë letre, të cilat nëse i mbledhim në mënyrën e duhur, mund ti ripërdorim.  Kështu mendon Daniele Romaniello, artizani italian që merret me përpunimin e letrës dhe që çdo ditë në laboratorin e tij të vogël, i jep ketyre mbetjeve një jetë të re. I vetmi limit që çdonjëri prej nesh ka përkundrejt letrave të hedhura është fantazia.

I rritur në një familje artistesh, mes telajove, ngjyrave dhe vizatimeve, ai pak kohë më parë nisi të interesohej për letrat e hedhura aty këtu. Laboratori i tij i vogël ndodhet diku në perfieri të Romës dhe prej disa vitesh aty Daniele prodhon prej mbetjeve, në mënyrë artizanale, letër të cilësisë së lartë. 

Letrat në laboratortin e Daniele Romaniello janë të ndryshme për nga përmasat, lloji dhe ngjyrat.
Shpikja e tij e fundit është ajo që ai e quan "Letra gjethe".  Bëhet fjalë për një lloj letre e krijuar në mënyrë artizanale të cilën edhe nëse e hedhim poshtë, nuk do të thotë se cikli i saj mbaroi.

Letra gjethe ka në përbërje të saj fara të ndryshme bimesh. Dhe kështu, nëse e hedhin poshtë, prej mbetjeve të letrës pas pak ditësh do të lind gjelbërimi dhe cikli i saj nuk do të mbarojë kurrë. Prej farave do të lind një jetë e re dhe riciklimi i saj do të vazhdojë pafund.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie