Risi për rinovimin apo humbjen e lejeve të drejtimit nga 16 shtatori

Risi për rinovimin apo humbjen e lejeve të drejtimit nga 16 shtatori

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë edhe një tjetër risi, duke filluar nga data 16 shtator, përsa i përket rinovimit apo humbjes së patentave.

Përveç rinovimit, qytetari do të gëzojë tani edhe të drejtën për të marrë dublikat në kushte, tarifa e praktikaë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin! Ky lloj shërbimi ofron një tjetër lehtësi për qytetarët, pasi, jo vetëm do të aplikojnë më thjesht, duke depozituar një herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat, por duke mundësuar gjithashtu edhe tërheqjen nga të afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantët, apo cilindo që ka plane për të udhëtuar.

Edhe nëse qytetari zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri një herë), për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Ndërsa, kush dorëzon kartonin e dëmtuar dhe kërkon ta rinovojë, e merr direkt atë për 30 minuta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Remi Ura: 23/10/2020 14:14

    Me ka skaduar patenta ne vitin 2016 si veprohet per te marr patenten e re

    Përgjigju
  • Misardi: 20/05/2020 01:24

    Me ka humbur patenta sot ne Tirane . Ju lutem cfare te bej per ta rimarre?

    Përgjigju
    • Vasil: 10/06/2023 14:09

      me ka humbur patente sot ne velipoje si mund te eci me makine

  • Adi: 01/05/2020 00:18

    Me ka humbur Patents ne gjermani a mundet ta mar ne shqipri pa ikur .

    Përgjigju
    • Arben serraj: 20/09/2021 01:31

      Me ka humbur patenta

  • Erlind: 30/04/2020 13:52

    Me ka kaluar afati i skadences i patentes a ka problem ne kete periudh qe esht.

    Përgjigju
  • Met: 06/04/2020 23:59

    Pershendetje, Une pata nje aksident dhe mu hoq leja e qarkullimit per nje vit.javen a pare te marsit(4 mars 2020)shkova ne gjyq dhe u vendos te me jepej leja e drejtimit e formes se prere.Per shkak te Kovid 19 une nuk di si mund te marr patenten time. Nje jave ose 10 qe mu tha te prisja miratimin kaloi dhe tani une do te doja te kisha lejen time te qarkullimit. Do tua dija per nder nese me tregoni ku mund te shkoj. Falemnderit Falemnderit

    Përgjigju
  • Kevi collaku: 29/02/2020 22:59

    Mua me ka humbur patenta Kam bere denoncimin tani cfare duhet te bej per te nxjerre nje patente te re

    Përgjigju
  • Ardit: 28/08/2019 09:21

    Un jam ne itali me azil politik e smund te vij ne shqiperi sme lejohet. Kam humbur patenten shqiptare. Si mund tja bej ce te mar duplicaton po problemi esht ce svij dot ne shqiperi

    Përgjigju
  • Etleva Qoku: 25/08/2019 23:13

    Pershendetje,une kam nevoje te bej rinovim patente se me ka skaduar, fatkeqesisht nuk mund të kthehem ne Shqiperi te aplikoj. A mundet ta bej nje I aferm I imi duke paraqitur kartonin e skaduar? Faleminderit

    Përgjigju
    • Klint: 13/05/2020 13:51

      Ke mar ndonje pergjigje per kte problem sepse dhe un ndohem ne te njejten situat

    • Ergys Alijaj: 10/05/2020 18:54

      Jam shum i interesuar dhe un per kte gje

    • Cimi: 26/02/2020 15:30

      A ke marr ndonje info per ket gje dhe ub ndodhem ne gjermani e smund te iki dot ne ntr se jam ne pune.

  • Arifi: 25/08/2019 10:12

    Ju lumte, me shume duhet bere sdms duhet pare kolaudim kanceri. Gjths ju lumte

    Përgjigju
  • Fredi: 25/08/2019 10:10

    Procesi mjeksor lidhur me viziten dhe raportimin duhet edhe nga mjeku psiqater përveç okulistit. Eshte e nevojshme vizita të psiqatri or fundrrina institucione sepse behet nami. U shojten shqiptart nga aksidentet. 3-5-7 persona ikin në boten tjeter çdo ditë nga aksidentet. VIZITE TË PSIQATRI DHE URGJENT MADJE! Të mos jepet asnjë leje drejtimi dhe asnje rinovim nqse psiqatri nuk jep po-në! Të ngrihet dhe nje sherbim qe te kontrolloje mjeket psiqater per të mos abuzuar. VETEM KONTROLLET E BEJNE NJE VEND, SHTET!

    Përgjigju
    • Mario: 25/08/2019 13:23

      Shume e drejte Fredi, se po marrin patenta lloj lloj speciesh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja