Tekonlogja LED, mundëson ndriçim cilësor dhe kursen shpenzimin e energjisë elektrike. Tashmë problemi i ndriçimit, nuk do të ekzistoj si dy vite më parë ku vetëm 30 përqind e kryeqitetit shqiptar ndriçohej. Kjo iniciativ e Bashkisë së Tiranës, do mundësoj ndriçimin në zonat që nuk e kanë një të tillë.
Çdo ditë e më shumë, do të shikojm rrugë të ndricuara. Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa nga fotot e ndriçimit të ri që po instalohet në Tiranë, i ngjashëm me atë të kryeqyteteve më të zhvilluara në Europë.
“Pak nga pak po e transformojmë ndriçimin e Tiranës në LED. Më pak harxhim energjie, jetë më e gjatë për ndriçimin, miqësor me ambientin”, thekson Veliaj. Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike. Përveçse do të kursejë energji elektrike deri në 65 për qind dhe do të rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.


(Llampa LED për ndriçimin e rrugëve të Tiranës)
Redaksia Online
Xh.F Shqiptarja.com












