Nuk respektuan masat antiCOVID, shtohen kontrollet, gjobiten 1647 qytetarë dhe 7 subjekte, dy prej tyre në Divjakë se zhvilluan tubime politike

Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, efektivët e policisë Rrugorë kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vendin, ndërsa sot janë ndalur në edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik. Ndërkohë përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, në linjat urbane dhe interurbane janë ndëshkuar me masë administrative me nga 3.000 lekë, 283 shtetas, nga të cilët 85 në Tiranë.

Po ashtu edhe 2 administratorë lokalesh janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë në Divjakë pasi lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Edhe policia e Durrësit ka gjobitur shtetasin A. D. me masë administrative 5.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas policisë bëhet fjalë për përfaqësuesin e një shoqate dhe masa ndaj tij është marrë për shkak se ka shkelur masat anti-COVID.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive, në funksion të zbatimit të masave anticovid.  

Kontrollet intensive në të gjithë vendin janë përqendruar edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik.   

Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, efektivët e Policisë Rrugorë në të gjithë vendin, në zbatim të masave kufizuese të parashikuara në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Nr. 616, datë 09.11.2021, kanë riorganizuar shërbime të posaçme për kontrollet në mjete, mbi përdorimin e barrierave mbrojtëse dhe kapacitetet e caktuara sipas protokolleve të miratuara nga organet përkatëse.

Duke vlerësuar transportin publik qytetas si një transport me risk të lartë infeksioni, efektivët kanë ushtruar kontrolle në linjat kryesore të transportit publik urban dhe interurban, së pari për ndërgjegjësimin e stafit të punonjësve që janë në këto mjete, mbi rëndësinë që ka zbatimi i masave mbrojtëse ata, si dhe për kapacitetin e pasagjerëve në mjet dhe përdorimin e barrierave mbrojtëse nga ana e tyre.  

Gjatë kontrolleve, në orët e pikut të ngarkesës, kryesisht në kryeqytet janë konstatuar mangësi dhe neglizhencë në përdorimin e barrierave mbrojtëse, si nga drejtuesit, ashtu edhe nga pasagjerët. Krahas këshillimeve nuk kanë munguar masat ndëshkuese për pasagjerë apo drejtues mjetesh që nuk mbanin barrierën mbrojtëse në mjetet e transportit publik.  

 Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, në linjat urbane dhe interurbane janë ndëshkuar me masë administrative me nga 3.000 lekë, 283 shtetas, nga të cilët 85 në Tiranë. 

 Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që të respektojnë me rigorozitet masat kufizuese anticovid.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Nuk mbajtën maskën dhe nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten 1647 qytetarë dhe 7 subjekte me nga 1 mln lekë në 24 orë

Paralajmërimi se kontrollet to të jenë më të rrepta dhe jo më këshilluese duket se kanë nisur zbatim që ditën e sotme ku në 24 orët e fundit janë gjobitur për mos mbajtje të maskës mbrojtës edhe respektimin e masave antiCOVID 1647 qytetarë.

Gjatë intensifikimit të kontrolleve në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë gjobitur 1289 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Janë gjobitur 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse. 

Gjithashtu janë shoqëruar në polici 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

Ora 10:46
Organizuan mbledhjen e PD në lokal, gjobiten me 1 milion lekë dy administratorë në Divjakë

Dy administratorë lokalesh janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Nga shërbimet e policisë, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësues i një subjekti politik, në kundërshtim me Aktin Normativ, kishte organizuar dhe zhvilluar aktivitete duke krijuar grumbullime personash, në ambientet e dy lokaleve në Divjakë dhe në Çermë-Sektor.

Policia ka gjobitur përkatësisht me administratore shtetasen E. M., dhe shtetasin Sh. A., ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë secilin prej administratorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anti-covid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarë

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja