Ristani akuza të forta Bashës: Edhe kur humb, fiton! Në zgjedhjet e fundit mblodhi rreth 12 milionë euro

Ristani akuza të forta Bashës: Edhe kur humb, fiton! Në zgjedhjet e fundit mblodhi rreth 12 milionë euro

Arben Ristani

Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të të djathtëve, Lulzim Bashës, ku tha se në zgjedhjet e 25 prillit mblodhi rreth 12 milionë euro.

Sipas Ristanit, Basha fiton edhe kur humb, duke theksuar se paratë i ka mbledhur nga donatorët e biznesmenët dhe se strukturave të PD në zgjedhje nuk i është çuar as karburant. Ristani shton se me Bashën në krye, demokratët nuk kanë shpresë se do të fitojnë.

"Politikën e ka biznes. E ka thënë edhe Rama: Basha edhe kur humb, fiton. Vetëm në zgjedhjet e fundit, Basha thuhet se ka mbledhur rreth 12 milionë euro, të thata. Nga donatorët, biznesmenët. Dhe strukturave të PD-së në këto zgjedhje nuk u kanë çuar as karburant. E kam nga brenda, nga njerëzit e vet. Ai edhe kur humb, fiton. Ndërkohë që demokratët humbin dhe humbin dhe nuk kanë shpresë se do të fitojnë. Prandaj sot kjo punë ka nisur për mbarë dhe unë kam shpresë’, tha ai.

Ristani nuk i ka kursyer edhe më herët kritikat ndaj Bashës duke u shprehur hapur jo dakord me aksionin opozitar. Disa ditë më parë, i ftuar në emisionin "Pa protokoll" në "Report Tv" kritikoi edhe vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, duke e quajtur veprimin e  tij "hileqar".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?