Ristani: Basha një humbës kronik, Meta kishte të drejtë kur tha se ai të gënjen dhe për orën

Ristani: Basha një humbës kronik, Meta kishte të drejtë kur tha se ai të gënjen dhe për orën

Arben Ristani, pjesë e emrave që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike e akuzoi atë si humbës kronik që nuk respekton as standardin që vendosi vetë në 2017-ën. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD iu referua zgjedhjeve të 2017-ës për kryetar të PD, kur Basha njoftoi ngrirjen e të gjitha funksioneve të veta si kryetar.

“Thelbi i konstatim është se Basha është një humbës kronik. Ka humbur në mënyrë të përsëritur në të gjitha betejat elektorale që ka pasur. Humbi në 2015, humbi në 2017 duke mos llogaritur zgjedhjet e pjesshme dhe humbi në zgjedhjet e 2021. Pra, ka katër humbje radhazi”, tha Ristani në emisionin Opinion.

Ristani tha se Basha humbi se nuk arriti të organizojë partinë dhe nuk krijoi besimin te njerëzit, ndërsa e cilësoi kryedemokratin si gënjeshtar dhe pa burrëri.

“Humbi sepse nuk arriti ta organizojë partinë ashtu siç duhet, nuk krijoi besimin tek njerëzit, përkundrazi në mënyrë të përsëritur ka problematika me të vërtetën. Unë them këtë gjë, Presidenti tha që ai të gënjen dhe për orën, në fakt është vërtetë ashtu. Njeriu duhet të ketë burrërinë që kur humb të hapi rrugën. Nuk ka padurim, madje padurimi i duket i Bashës i trembur të cilit i afrohen dhe zgjedhjet.”-tha Ristani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm