Ristani kallëzim penal Ramës e
Tahirit: Shkelën ligjin me emërimet

Ristani kallëzim penal Ramës e<br />Tahirit: Shkelën ligjin me emërimet
TIRANE- Deputetet e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kryeministri Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për shkarkimet dhe emërimet në polici, sipas tyre të paligjshme.

Në një prononcim për mediat, Arben Ristani tha se emërimi i Drejtorit të përgjithshëm të Polisë së Shtetit, emërimet e dy zëvendës drejtorëve dhe drejtorëve nëpër rrethe, janë në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zbatojnnë kriteret e parashikuara në nenin 21 për Policinë e Shtetit. Ristani u shpreh se ku nën parashikon se emërimet duhet të bëhen sipas nivelit të duhur arsimor, gradës dhe përvojës në punë.

“Akuza është për “Shpërdorim të detyrës”, bëhet fjalë për një vepër lidhur me shkarkimet dhe emërimet e fundit në Policinë e Shtetit, nga emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm, dy zëvendës drejtorëve dhe drejtorëve nëpër rrethe. Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri në mënyrë konseguente vazhdojnë të shkelin ligjin, dhe kjo ishte më e spikatur në këto emërime. Është shkelur neni 21 për Policinë e Shtetit, që parashikon se Drejtori i Përgjithshëm duhet të ketë arsimin e duhur, gradën e duhur, dhe përvojën në punë. Dhe këto tre kritere ligjore nuk janë marrë parasysh në emërimet e bëra”, u shpreh Ristani.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ristani tha se kjosituatë e krijuar me emërimet në Policinë e Shtetit pa zbatuar kriteret ligjore, shkakon pasoja negative në punën e bërë në funksion të shtetit ligjor, dhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“E gjitha kjo shkakton një pasojë shumë të rëndë për shtetin ligjor dhge në punën normale të Policisë së Shtetit që është e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, etj. Kjo është është theksuar edhe në progres-raportin e KE. Me anë të këtij kallëzimi, PD thekson se duhet të qendrojmë fort për shtetin ligjor në Shqipëri dhe jemi kundër çdo veprimi që shkel ligjin. Nëse provohen akuzat për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikohet heqje lirie deri në 7 vjet”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën