Ristani: Ti "picirruk mashtrues" 
Tahiri:Ti që fute duart dhe në kuti

Ristani: Ti Tahiri:Ti që fute duart dhe në kuti">
TIRANE - Nëse shkëputeni nga policia për dy vite projektligji i ri i policisë së shtetit parashikon se nuk mund të ripranohesh sërish, pasi sipas ministrit Tahiri, efektivët humbasin aftësinë për t’i qytetarëve.
 
Kjo risi në draft ka shkaktuar debate deri në fyerje mes ministrit Sajmir Tahiri dhe deputetit demokrat Arben Ristani. Ky i fundit ka mbajtur me herët postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ky element ka shërbyer për kundërpergjigjen e ministrit.
 
Kjo nuk është hera e parë që fyerjet mes deputetëve të jene pjesë e debateve gjate punës në komisionet parlamentare apo në aolën Kuvendit.
 
Debatet e plote ne Komisionin e Ligjeve 

Ristani: Keni pranuar në Policinë e Shtetit, keni ripranuar pa e zbatuar këtë nen pra pa e ulur në gradë siç thotë ky kur ripranohesh...me dhjetëra. Përvec kësaj ju sapo thatë që kur largohesh për një kohë të gjatë humbet aftësinë. Dhe unë mund t’iu them që që nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe të tjerë me radhë kanë qenë të larguar për shumë vjet nga Policia e Shtetit, dhe këtu për mua shkelen dy parime, shkelet edhe siguria juridike eedhe barazia para ligjit. S’mundet që një pjesë njerëzisht të trajtohen ndryshe, o janë të gjithë të barabartë para ligjit o nuk mund të jenë ca të nënës dhe ca të njerkës Dhe dua një përgjigje të saktë për këtë pjesë.
 
Pyetja e fundit dhe po e mbyll. Lidhur me Byronë e Hetimit kemi parimin e ndarjes së pushteteve që funksionion në këtë demokraci të brishtë që kemi, por që mundohemi ta mbajmë. Ndarja e pushteteve, drejtësinë e japin institucionet e drejtësisë, sa respektohet ky parim tek Byroja e Hetimit, pra që drejtësinë të mos e japë ekzekutivi, por ta japë drejtësia.
 
Tahiri: Jam gati ta jap një përgjigje pavarësisht se nuk pres leksione të sigurisë juridike, për më tepër nga zortëria që bëri pyetjen, që për hir të sigurisë juridike fuste dorën edhe në kutitë e zgjedhjeve.
 
Ristani: Po ik ore mashtrues i vogël, u bërë ti, picirruk mashtrues i vogël.
Tahiri: Mos u shqetëso..mos u shqetëso.
Bylykbashi: Stilolapison tënd e kam akoma
Tahiri: Mbaje nëqoftëse shkruan akoma
Tahiri: Ndarja e pushteteve respektohet plotësisht, kjo është përgjigjia.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!