TIRANE - Analiza e humbjes së thellë të PD në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti pritet të startojë në muajin shtator. Pikërisht në momentin kur të fillojë dhe përzgjedhja e krerëve të degëve të PD nëpër qarqe. Mësohet se analiza do të fillojë në bazë përmes zgjedhjeve, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e delegatëve në Kuvendin e ri kombëtar që pritet të mbahet deri në fund të dhjetorit, që do zgjedhë më pas Këshillin e ri Kombëtar, sekretariatin dhe nënkryetarët e kryesinë e re.

Kështu, për shkak të humbjes së zgjedhjeve pritet të shkarkohet në drejtuesit e PD në 12 qarqet e vendit. Më konkretisht, pritet të largohet Igli Cara, drejtues i Qarkut Durrës, Ardian Kollozi drejtues i Qarkut Vlorë, Arenc Berati drejtues i Qarkut Berat, Astrit Bushati drejtues i Qarkut Shkodër, Bexhet Çobani drejtues i Qarkut Gjirokastër, Bedri Hoxha drejtues i Qarkut Dibër dhe Admirim Shehu drejtues i Qarkut Fier. Ndërkohë që pritet që të mbeten Luçiano Boçi drejtues i Qarkut Elbasan, Pashk Noci drejtues i Qarkut Lezhë dhe Andrea Mano drejtues i Qarkut Korçë për vetë rezultatin dhe specifikat në këto qarqe. Nga ana tjetër pritet që jashtë kryesisë së PD të mbeten rivali i Bashës për postin e kryetarit Sokol Olldashi, nënkryetari demokrat Astrit Patozi që dha dorëheqjen nga posti dhe nga kandidimi, Ilir Rusmali, Mesila Doda, Fatos Beja, Lejla Pernaska, Ritvan Bode, Rajmonda Bulku, Jemin Gjana, Adriana Gjoni por dhe Sali Berisha për shkak se ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet. Ndërsa pritet të vijnë në kryesi Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Erla Mëhilli, Arben Ristani, Arben Imami, Genc Pollo dhe figura të tjera të rëndësishme të reja, përkrah të cilave do të jenë dhe Bregu, Bumçi, Halimi, Qirjako.

Nga ana tjetër do të mbeten dhe Bregu, Tafaj, Kruja dhe në dyshim është nënkryetarja aktuale Jozefina Topalli, si dhe figura të tjera që janë shfaqur gjithnjë e më shumë pranë kryetarit të PD. Njëherësh janë piketuar që tani sekretariati dhe nënkryetarët e PD. Pritet që posti i sekretarit të përgjithshëm të zgjidhet mes Pollos dhe Imamit, ndërkohë që njëri prej tyre do të jetë më pas nënkryetar PD dhe njëherësh kryetar i grupit parlamentar. Ndërsa Bregu do të jetë nënkryetare e dytë e PD por dhe e Kuvendit. Pritet që sekretarë të jenë Keltis Kruja, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi që cilësohen dhe njerëzit më të afërt të Bashës në PD dhe që e mbështesin atë në gjithë lëvizjet, duke sjellë në këtë mënyrë dhe pastrimin e PD nga kundërshtarët.
 
DREJTUESIT
“Pritet që posti i sekretarit të përgjithshëm të zgjidhet mes Pollos dhe Imamit, ndërkohë që njëri prej tyre do të jetë më pas nënkryetar PD dhe njëherësh kryetar i grupit parlamentar. Ndërsa Bregu do të jetë nënkryetare e dytë e PD por dhe e Kuvendit”.
 
Kryesia e PD
Ikin
SALI BERISHA
ADRIANA GJONI
ASTRIT PATOZI
FATOS BEJA
ILIR RUSMAJLI
JEMIN GJANA
LAJLA PERNASKA
MESILA DODA
SOKOL OLLDASHI
RIDVAN BODE
RAJMONDA BULKU
 
Mbeten

LULZIM BASHA
ALDO BUMCI
ARBEN QIRJAKO
ARTA SAKJA
EDI PALOKA
ËDMOND SPAHO
EDUART HALIMI
FLAMUR NOKA
GENC RULI
JOZEFINA TOPALLI?
KELTIS KRUJA
MAJLINDA BREGU
MYQEREM TAFAJ
 
Vijnë
Jorida Tabaku
Oerd Bylykbashi
Arben Imami
Genc Pollo
Erla Mëhilli
Arben Ristani


Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com, 14 gusht 2013

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)