/ATSH/.- Artistja tashmë me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të impresionojë më arritjet e saj muzikore dhe jo vetëm...Së fundmi, 24 vjeçarja shqiptare që ka pushtuar tregun muzikor botëror, është përzgjedhur për të qenë një nga pjestaret e panelit të X Factor.
Në një intervistë për prestigjozen britanike BBC, bukuroshja Rita Ora rrëfen emocionet e performancës së saj në ndarjen e Çmimeve Oskar, sukseset aktuale si dhe planet e shumta për të ardhmen.
"Ende dridhem vetëm kur e mendoj", rrëfen ajo për performancën në Oskar-in e këtij viti. "Nuk kam qenë kurrë aq e frikësuar në gjithë jetën time", tregon ylli i popit.
Ndonëse ajo nuk fitoi trofeun e këngës më të mirë origjinale për këngën e saj "Gratefull" (Mirënjohës), Rita shprehet se vetëm të qënit në atë skenë ishte mjaftueshëm për të, ndërsa shton se ndjekësit e saj në Instagram kanë shkuar në mbi 3 milion.
Oskari është vetëm një nga aktivitetet ekstra të Rita Orës të firmosura për vitin e shkuar. Ajo luajti në filmin "50 hijet" si motra e Christian Grey, lançoi një linjë veshjesh Adidas dhe zëvendësoi Kylie Minogue si trajnier në The Voice. Vetëm dy javë më parë ajo u zgjodh të ishte pjesë e jurisë së serisë së ardhshme të The X Factor.
Këngëtarja do të shfaqet përkrah mikut të saj të vjetër Nick Grimshaw, duke i sjellë një dinamikë të re shfaqjes pas 12 vitesh.
"Dua të jetë një shfaqje ku të ketë dhe argëtim për t'u parë. Do duhet një punë serioze për të zbuluar një person me talent të jashtzakonshëm".
Por çfarë po ndodh me tej me planet muzikore të Rita Orës? Të gjithë flasin për vonesën e albumit të saj të dytë, i cili pritej të dilte menjëherë pas suksesit të madh të këngës së saj të fundit "I Will Never Let You Down". Një vit më parë ajo fliste me entusiazëm për këngën si "Get a Little Closer", "Testosterone" dhe "Champagne Kisses"...por më pas asgjë! Rita nuk dëshiron t'a quajnë si 'vonesë' mos publikimin e albumit të saj, duke u shprehur se "ky skenar nuk është aspak i vërtetë".
"Unë nuk doja t'a publikoja pasi nuk më dukej e drejtë. Gjithçka që rregjistrova nuk ishte mjaftueshëm mirë", shprehet ajo, ndësa shton se në shtator fansat më në fund do të marrin në duar albumin e saj të ri. Kënga e fundit që ajo ka rregjistruar është "Poison" (Helm), ku këngëtarja i kushton një këngë të zjarrtë të dashuruarve që godasin me thika pas krahëve.
"Kjo nuk është për një individ në veçanti; është inspiruar nga eksperiencat e mia dhe marrëdhëniet me persona që ju i njihni dhe me ata që ju nuk keni dijeni për ta".
Pas ndarjes së Rita Orës me DJ Calvin Harris për të pati shumë probleme, pasi ai i ndaloi përdorimin e materialeve që i kishin reaizuar sëbashku. Ndaj lidhur me këtë ka ende pikëpyetje nëse hiti "I Will Never Let You Down" do të jetë apo jo në albumin e saj të fundit, por pavarsisht këtij labirinti të rregullave muzikore mbi të drejtën e autorit ajo do të mundet t'a performojë këngën e saj live.
Marrëdhëniet e këngëtares fare të re në moshë janë bërë qendër e thashethemeve në mediat rozë, pas lidhjes me Harris, daljeve me Bruno Mars, Rob Kardashian (vëllai i Kim) e teksa aktualisht po takohet me Ricky Hill, djalin e stilistit Tommy Hilfiger. Mediat fokusohen shumë në jetën sentimentale të Rita Orës pasi siç dhe ajo vetë rrëfen, "ata e dinë që marëdhëniet e dashurisë janë një inspirim për muzikën e saj".
"Nuk ka vend për t'i bërë njerëzit të ndihen keq me zgjedhjet e tyre personale. Nëse një vajzë normale 24 vjeçare do t'i bënte këto nuk do të kishte asnjë problem. Unë jam e lodhur me femrat e paragjykuara, ndaj të cilave drejtohet gjithnjë gishti", shprehet ajo. Rita Ora mbështet publikisht një letër të hapur të shkruar nga kolegia e saj Adriana Grande, në të cilën kërkohej respektimi i femrave mbi arritjet e tyre dhe jo mbi faktin se me kë janë martuar/ lidhur/ me kë kanë bërë sex (ose jo).
"Edhe unë dua të flas për paragjykimet ndaj femrave, pasi edhe unë vuaj prej tyre gjithashtu". Rita tregon se tema kryesore e albumit të saj do të jetë "fuqia e femrës dhe qëndrimi të bashkuara".
Në intervistën e BBC me yllin e muzikës pop në Britani dhe Amerikë rrëfehet jeta e Rita Sahatçiu (Ora), origjina e saj Kosovare dhe fakti sesi prindërit e saj, një doktorëshë dhe një biznesmen e quajtën Rita Hayworth. Një rrëfim mbresëlënës mbi nisjen e karrierës së saj dhe pasionin e madh për muzikën që e drejtoi të njihej me emra të mëdhenj të muzikës botërore. Në përfundim të intervistës theksohet se kombinimi i zgjuarsisë së saj dhe vendosmërisë , kanë bërë të mundur që Rita Ora, tashmë të jetë artiste në 360 gradë, duke qenë pjesë e botës së TV, filmit, modës dhe muzikës./
/Shqiptarja.com