Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka treguar se është shumë solidare në lidhje me ngjarjet e rënda që prekin botën.
Së fundmi ajo ka bërë një thirrje për ndihmë për Australinë e pushtuar nga flakët.
Përmes një postimi në profilin e saj, ajo ka njoftuar se duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar këtë krizë të vendit.
“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar Rita, duke u bërë thirrje të gjithëve për të kontribuar.
Kujtojmë që kontinenti i Australisë është përfshirë nga flakët, ku kanë ndërruar jetë 24 persona dhe 480 milionë kafshë të ngordhura.
Postimi i Ritës
Komente

