Australi, 24 viktima nga zjarret, Kryeministri Scott Morrison: Mund të vazhdojnë me muaj

Australi, 24 viktima nga zjarret, Kryeministri Scott Morrison: Mund të vazhdojnë me muaj

Ka shkuar në 24 numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve që prej disa javësh kanë shkatërruar rajone të tëra të Australisë.

"Dëmi është i konsiderueshëm, i krahasueshëm me dëmet e shkaktuara nga një bombë bërthamore”, - thanë autoritetet në një konferencë për shtyp kurse Kryeministri australian Scott Morrison ka paralajmëruar ditën e sotme se zjarret shkatërruese në Australi mund të vazhdojnë me muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Juglindjen e kontinentit ishull, njëkohësisht dhe rajoni më i populluar, gjë e cila iu dha mundësi mbi 100 mijë njerëzve të evakuoheshin nga qytetet e tyre ndërkohë që dje Sidnei regjistroi temperaturën rekord, 48.9 gradë Celsius, e regjistruar në Penrith, një qytezë në periferinë perëndimore kurse në kryeqytetin Canberra, temperatura arriti në 45 gradë.

Përballë një situate të tillë Kryeministri Scott Morrison urdhëroi grumbullimin dhe shpërndarjen e më shumë se 3000 rezervistëve në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, një mobilizim që nuk është parë kurrë më parë. Sipas autoriteteve, zjarret kanë djegur një zonë të barabartë me dyfishin e madhësisë së Belgjikës.

Sipas ‘Fondit Botëror të Jetës së Egër’, rezulton se zjarret e furishme në Australi kanë zhdukur gjithashtu rreth 500 milion kafshë nga më të ndryshmet. Teksa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarreve stafet mjekësore veterinare dhe zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë me sa mundet kafshët e mbetura.

Imazhe dramatike të kafshëve të cilat janë djegur të gjalla, kanë pushtuar rrjetet sociale ndërkohë që mijëra kafshë të tjera janë shpëtuar nga banorët dhe nga shërbimet veterinare. Më të rrezikuarat janë kafshët si Koala apo Kanguri specie këto simbol i Australisë por që janë seriozisht të rrezikuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Zjarret në Australi, 8,000 koala të zhdukura dhe 480 milion kafshë të vrara

Ambientalistët kanë paralajmëruar për dëmet nga zjarret që kanë disa javë që po djegin ishullin kontinent

Alarmi i zjarreve në Australi është gjithnjë e më seriozë. Gjëndja e jashtëzakonshme është shpallur në New South Wales dhe Victoria. Vetëm në Uellsin e Ri Jugor, më shumë se 4 milion hektarë janë djegur. Sipas vlerësimeve të fundit nga Universiteti i Sidneit, rreth 480 milion gjitarë, zogj, zvarranikë dhe kafshë të tjera kanë vdekur nga zjarret shkatërruese të pyjeve. Vlerësohet se ka rreth 8 mijë koala të zhdukura mes flakëve, zjarre të cilat në bregdetin verior të Uellsit të Ri Jugor tashmë kanë vrarë rreth 30% të tërë popullsisë së kësaj specie.

Ambjentalistët thonë se për shkak të ndryshimit të klimës, zjarret do të bëhen edhe më të shpeshta dhe ekziston frika se gjithë kafshët endemike dhe speciet bimore të Australisë mund të zhduken përgjithmonë.

Ishulli Kangaroo, ishulli i kangurëve dhe një destinacion shumë i njohur nga turistët është gjithashtu I evakuuar nga emergjenca e ajzrreve.

Isabella Pratesi, drejtore e programit ‘WWF Italy Conservation’, e cila aktualisht ndodhet në Tasmania, thotë se atje, më shumë se 400 kilometra larg bregdetit Australian, qielli është i mbuluar nga tymi.

Një raport i qeverisë Australiane që daton që nga viti 2009 tregon se "parashikimet e klimës tregojnë se pjesa më e madhe e Australisë jugore mund të bëhet më e ngrohtë dhe më e thatë dhe se tani është i nevojshëm një angazhim i fortë dhe urgjent nga qeveritë e botës për të luftuar ndryshimin e klimës dhe, për të parandaluar që ndikimet të mos jenë edhe më të dhunshme dhe se duhet të kufizohet ngrohja globale në 1.5 ° C dhe emetime zero te CO2 shumë përpara vitit 2050 ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër