Rita Ora dëbohet nga shtëpia

Rita Ora dëbohet nga shtëpia
Këngëtarja me origjinë kosovare  Rita Ora mësohet se është dëbuar nga banesa e saj  për shkak të ankesave sa i përket zhurmave që ajo ka shkaktuar. Tashmë ajo është në kërkim  të një shtëpie të re pasi pronarët e banesës luksoze ku banonte me qira nuk e kanë dashur më në shtëpinë e tyre.

“Rita po shpërngulet për shkak të ankesave për zhurmë në vendbanimin e saj të fundit. Ajo tashmë është duke kërkuar një shtëpi të re të cilën dëshiron ta blejë.

rita ora

Ajo mendon se një shtëpi e re do të ishte mënyra e përsosur për ta festuar një vit kaq të suksesshëm”,-janë shprehur miq të afërt të saj për “The Sun”.

Ndërkohë karriera e saj vijon të jetë mjaft e suksesshme, vetëm një muaj më parë ajo u shpall këngëtarja e vitit në ceremoninë e organizuar nga revista e njohur Harper’s Bazaar, “Harper's Bazaar Women of the Year Awards”.  

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas