Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e artistëve më të pasur në Britani

Rita Ora dhe Dua Lipa në  listën e artistëve më të pasur në Britani

Rita dhe Dua

Këngëtari 28-vjeçar Ed Sheeran ka kryesuar në listën e revistës britanike “Heat”, si personi më i pasur në Britani nën 30 vjeç.

Adele do të kryesonte në listë, por ajo tashmë është 31 vjeçe dhe nuk u kualifikua.

Muzikanti 28-vjeçar kryesoi listën vjetore me një pasuri prej 170 milionë paund, pothuajse dy herë më shumë se vlera e tij në vitin 2018.

Lista e yjeve të rinj më të pasur të vendit përbëhet nga muzikantë të njohur, yje të filmave, modele dhe personalitete të TV-së.

Në vendin e dytë për vitin 2019 është aktori 30-vjeçar Daniel Radcliffe me një pasuri prej 90 milionë paund,  ku shumica e fitimeve kanë ardhur nga filmi “Harry Potter”.

Pesë të parët janë  Harry Styles me 64 milionë paund, aktorja 29 vjeçare Emma Ëatson me 57 milionë paund dhe irlandezi 26 vjeçar, Niall Horan me 54,8 milionë paund.

Vajzat e grupit “Little Mix” kanë një pasuri të kombinuar me 50 milionë paund.

Kësaj liste nuk i mungojnë as dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Këngëtarja Rita Ora radhitet në vendin e 13-të me një pasuri prej 17.8 milionë paund, ndërsa Dua Lipa radhitet e 15-ta me një pasuri prej 11.8 milionë paund.

Rita ka qenë edhe më parë në këtë listë, kurse për Duan është hera e parë.

Artistët më të pasur në Britani nën 30 vjeç për vitin 2019:

1.Ed Sheeran, 28, £170m

2.Daniel Radcliffe, 30, £90m

3.Harry Styles, 25, £64m

4.Emma Watson, 29, £57m

5.Niall Horan, 26, £54.8m

6.Little Mix £50m

7.Louis Tomlinson, 27, £46m

8.Liam Payne, 26, £44m

9.Cara Delevingne, 27, £39.5m

10.Zayn Malik, 26, £38m

11.Sam Smith, 27, £34m

12.Aaron Taylor-Johnson, 29, £21m

13.Rita Ora, 28, £17.8m

14.Stormzy, 26, £12m

15.Dua Lipa, 24, £11.8m

16.The 1975, £10.9m

17.Sophie Turner, 23, £8.5m

18.Daisy Ridley, 27, £8.4m

19.Nicholas Hoult, 29, 8.3m

20.Dev Patel, 29, £7.5m

21.John Boyega, 27, £6.6m

22.Sam Faiers, 28, £6.3m

23.Joey Essex, 29, £6.3m

24.Tommy Mallet, 27, £5.2m

25.Maisie Ëilliams, 22, £4.5m

26.George Ezra, 26, £4.4m

27.Jess Glynne, 30, £4.4m 

28.Olivia and Alex Boëen, 25 and 28, £4.3m

29.Billie Faiers, 29, £3.6m

30.Tom Holland, 23, £3.5m

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri