Rita Ora dhe Iggy Azalea kanë punuar këtë fundjavë për klipin e tyre në bashkëpunim “Black widow”.

Ata kanë xhiruar në një dyqan ku Iggy shihet e veshur si kamariere dhe punon si e tillë, ndërsa Rita shihet me një kostum të kuq e ulur në një tavolinë me aktorin Michael Madsen.

Më pas Iggy ka treguar format e saj të tonifikuara me një palë kominoshe të cilat i vinin pas trupit në ngjyrë të bardhë.

rita ora

Iggy duket e inspiruar nga Uma Thurman në “The Bride in Quentin Tarantino's hit Kill Bill” me rolin e saj si femër fatale.

Ndërsa, Rita Ora ka veshur kominoshe të njëjta me të Iggyt në ngjyrë të zeza me shirite të kuqe dhe duket se është inspiruar nga Scarlet Johanson me rolin e saj në filmin Marvel.

Klipi pritet të vijë në fund të këtij muaji.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)