Rita Ora e dashuruar, kalon një Shën Valentin romantik

Rita Ora e dashuruar, kalon një Shën Valentin romantik
Festa e Shën Valentinit duket se ka qenë një ditë mjaft e gëzuar dhe romantike për këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora.



Në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo ka publikuar një status në të cilin thuhej se kishte kaluar një Shën Valentin të mrekullueshëm.

“Shën Valentini im ishte i mrekullueshëm. Mora një tufë të madhe me trëndafila së bashku me pusullën më romantike.




(Statusi i këngëtares Ora në faqen e saj në Facebook)

Gjithashtu më dhuruan edhe një varëse me mbishkrimin “dashuri” por më parë më rrëmbyen. Me të ishte arratisja më e ëmbël.

Kam gatuar për të, duke u treguar bashkëshortja më e mirë. Ai duhet të ndjehet me fat dhe duhet t’a dijë këtë. Më dëgjove zotëri,”-ka shkruar Ora.

Kush të jetë vallë i dashuri i ri i këngëtares?



(James Arthur, fitues i X-Factor)

Ndërkohë e përditshmja prestigjioze “The Sun” ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se Ora dhe fituesi i X-Factor, James Arthur kanë kaluar natën në një hotel.

Sipas këtij tabloidi kjo është nata e tretë që çifti fotografohet së bashku.

(xh.k/shqiptarja.com)

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!