Rita Ora duket se nuk di të ndalet përsa i përket arritjeve profesionale. Aktualisht kënga e saj R.I.P ndodhet e para në klasifikimet britanike duke lënë pas këngëtare mjaft të famshme.

Gjithashtu gjatë një intervistë për “The Sun” kosovarja është shprehur se ka qenë që në vegjëli një fanse e këngëtares Celine Dion.

 “Unë dhe babai i im gjithmonë i kemi kënduar bashkë këngët e Celine Dion”, -ka thënë Ora. Këngëtarja është duke u përgatitur për një sërë koncertesh në Londër.(xh.k/shqiptarja.com)