Për koncertin e Rita Orës të mbajtur mbrëmë kanë folur dhe mediat më prestigjoze botërore. Daily Mail i ka dedikuar një shkrim këngëtares teksa flet për veshjen dhe performancën e saj në Shqipëri. Daily Mail shkruan: "Ajo ka përgatitur një tur për të argëtuar fansat e saj me performancat dhe hitet e saj më të reja! Rita Ora, 27 vjeçe, performoi në Shqiperi ku tërboi turmën e veshur me të verdha ku shiheshin qartë format e saj. Duke lënë pak imagjinatë në stilin e saj të veshjes, Rita plotësoi ansamblin e saj të guximshëm duke ndryshuar ngjyrën e saj të flokëve në një stil të zbutur dhe joshës që nxirrte në pah bukurinë e tipareve të saj.
Këngëtarja e Hot Right Noë i dha të gjitha në skenë, teksa performoi duke entuziazmuar turmën me hitet e saj. Veshja e saj e ndërlikuar theksonte linjat e saj trupore dhe këmbët e holla ndërsa ajo e komandonte skenën me lëvizjet e saj të bukura, e veshur me çizmet prej lëkure.
Kohët e fundit, këngëtarja, e cila ka qenë në një lidhje me tekstshkruesin Andreë Ëatt për më shumë se një vit, preku përvojat e saj romantike me meshkujt dhe femrat në singëllin e saj “Girls”.
Zili për ç’farë?
Përgjigju