Edhe pse ka arritur majat si këngëtare, Rita Ora duket se nuk po mjaftohet vetëm me muzikë dhe ka nisur një projekt të ri. Ardhja e saj në Kosovë për të festuar ditëlindjen e 33-të u komentua gjerësisht në rrjet, por ylli i popit paska pasur një surprizë.
Në një intervistë për ‘The Sun’, diva e muzikës ka njoftuar se ka nisur punën për realizimin e një dokumentari i cili do të ketë në fokus kulturën dhe të rinjtë në Kosovë.
“Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën e të fëmijëve në Kosovë. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë. Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë. Të bësh muzikë dhe të jesh i hapur është padyshim i diskutueshëm."
Rita u kthye në atdhe e shoqëruar nga bashkëshorti i saj regjisori Taika Waititi. Duke folur për udhëtimin, Rita zbuloi për ‘The Sun’ se ajo mori kohë nga pushimi për të filmuar disa skena për dokumentarin e saj të ardhshëm.
“Unë shkoj atje dhe ata më shikojnë nga bota tjetër. Sikur nuk është një gjë e vërtetë për ta. Bëj punën e ëndrrave të mia, por kam punuar për të arritur këtu ku jam, por kur kthehem ende nuk mund t'i lidh pikat e asaj pak shprese që kanë humbur. Ishte emocionuese për mua”, tha Rita.