Rita Ora, gjithmonë në formë

Rita Ora, gjithmonë në formë
Këngëtarja kosovare Rita Ora, e cila aktualisht ndodhet në Australi, ku po zhvillon disa aktivitete muzikore ka treguar format e saj të tonifikuara me një veshje plot ngjyra.

Rita, e cila gjithmonë do të jetë shpërthyese dhe energjike është fotografuar duke u përgatitur për daljen e saj në skenë ditën e shtunë.



Rita punon fort dhe i përkushtohet çdo detaji për të qenë e pëlqyer nga fansat e saj.

Bukuroshja 22 vjeçare është dukur në formë të mirë e veshur me një palë pantallona dhe xhaketë me një dizajn plot ngjyra.



Ndërsa xhaketën e mbante të hapur dilnin në pah format e trupit të saj.

Rita gjatë kohës që ndodhet në Australi ka mbajtur vazhdimisht kontakte me fansat e saj nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku i vë në dijeni ato për çdo gjë që bën.



Pas performancës në festivalin muzikor “Future Music Festival”, Rita është shprehur e ngazëllyer dhe ka shprehuar për mediat e huaja se ajo është pritur mjaft mirë nga ky vend dhe do të donte të vinte shumë herë të tjera.

(b.t/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim