Rita Ora: Gwen Stefani, më frymëzon

Rita Ora: Gwen Stefani, më frymëzon
Rita Ora thotë se ikona e saj e stilit është Gwen Stefani, pasi gjithmonë e ka admiruar pamjen e saj me flokë bionde dhe të kuqin e theksuar të buzëve.“Gwen Stefani gjithmonë e bën si duhet. Dhe më pëlqejnë biondet. Flokët e mia natyrale janë shumë të zeza dhe kaçurrela, por i kam ndryshuar krejtësisht. Gjëja e parë që kam bërë kur kam dalë nga shkolla ishte të blej një shishe zbardhues të flokëve”, ka thënë Ora.
21-vjeçarja ka thënë gjithashtu se i pëlqen të përziejë veshjet e rrugës me krijime të stilistëve të famshëm, por gjithmonë kujdeset të ketë vendosur edhe të kuq të buzëve.“Më pëlqejnë veshjet. Kam veshje të rrugëve që mbushin dollapin tim të veshjeve dhe pastaj ‘këndin e artë’ të veshjeve të stilstëve, Mark Fast, Galliano, Oscar de la Renta. Më pëlqen koleksioni i ri i Kanye West. Por ajo që më dallon mua është buzëkuqi”, ka thënë Ora për revistën Grazia.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna