Ajo i ka uruar ditëlindjen këngëtares nga Shkodra, Enrika Derza, e cila ka qenë një nga finalistet në edicionin e parë të “The Voice of Albania”.
“Hey jam në pjesën tjetër të botës në të cilën është e mërkurë por në Evropë ku shpresoj të jesh edhe ti është ende e martë apo jo!
Është ditëlindja jote dhe do të doja të uroja gëzuar këtë ditë, ndiq ëndrrat e tua dhe asnjëherë mos u dorëzu.
Ti ke lindur të shkëlqesh dhe mos lejo askënd të të mbajë. E dashuroj zërin tënd. Mos u dorëzu asnjëherë, në rregull? Të kam shumë xhan.
Se harrova mamaja ime përshëndet tënden sepse ne jemi shoqe të ngushta apo jo? Krenari shqiptari,”-ka shkruar Ora në profilin e Derzës.
Ndërkohë këngëtarja e ka falenderuar përzemërsisht duke u emocionuar mjaft prej këtij urimi special.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)