Vlen të përmendim këtu rastin e saj si imazh i veshjeve të mbretëreshës së popit Madonna e deri te pjesëmarrja e saj në evente të ndryshme të modës.
Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila së fundmi është përzgjedhur si imazh i markës së produkteve kozmetike “Rimmel”.
Rita është dukur fantastike gjatë realizimit të fotove ditën e djeshme në Londër.
Këngëtarja u shfaq me një model të ri flokësh, ndërkohë që ngjyra mbetet po ajo, bjonde.
Menjëherë kanë rënë në sy buzët e saj në ngjyrë të kuqe dhe barku i tonifikuar teksa kishte veshur një bluzë të shkurtër.
Fotot e realizuara kanë qenë mjaft gazmore, ndërkohë që Rita është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë projekt të fundit.
“E adhuroj ngjashmërinë që ka muzika dhe moda. Ata kanë nevojë për njëra-tjetrën”, ka shprehur Ora.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)