Rita Ora imiton Marylin Monroe,
kritikohet nga fansat

Këngëtarja Rita Ora gjithnjë përpiqet të vijë ndryshe dhe me një pamje të veçantë për fansat e saj.

Këtë herë ajo ka qenë e ftuar në 111-vjetorin e dyqanit Bergdorf Goodman në New York dhe ajo është shfaqur me një pamje që nuk është pëlqyer nga të gjithë.

E veshur e me një fustan të bardhë dhe të hapur në pjesën e kurrizit si dhe me flokët e kapuara, Ora të kujtonte të famshmen Marylin Monroe.

Kritikat për të kanë qenë kryesisht të lidhura me tatuazhet e saj, të cilat nuk përshtateshin me stilin e të veshurit.

Gjithashtu për Orën është thënë shpesh se imiton një tjetër ikonë të muzikës siç është aktualisht Rihanna.

Megjithatë Rita Ora mbetet një ndër personazhet më të pëlqyer për momentin, duke bërë që karriera e këngëtares me origjinë nga Kosova të vazhdojë të rritet.

(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq