Rita Ora: Jeta është më e bukur pa rrjete sociale

Rita Ora: Jeta është më e bukur pa rrjete sociale

Rita Ora

Rita Ora  ka pranuar së fundmi se jeta e vëzhguar nga syri i publikut dhe nën ndikimin e komenteve  e mendimeve në rrjete sociale mund të jetë tepër e vështirë.

Gjatë lancimit të një linje të re këpucësh në Berlin, Rita ka folur po ashtu dhe për periudhën e jetës para kohës së Instagramit. Edhe pse  është e lumtur që është një idhull për shumicën e fansave të saj, ajo ndihet mirë që mban mend se si është jeta pa rrjete sociale.

Ajo ka pranuar se duhet t’i kujtojë vetes që Instagrami nuk është jeta e vërtetë, në mënyrë që t’i marrë me sportivitet të gjitha komentet negative që mund t’i shkruajnë. Po ashtu Rita është shprehur se kur je i rrethuar nga njerëz që të duan të mirën dhe kur je i fortë je në gjendje t’i ndash të dy botët.

Rita Ora

Mendoj se bota ka ndryshuar përgjithmonë tani dhe jam me fat që kam jetuar dhe në një periudhë ku rrjetet sociale nuk kanë ekzistuar, dhe më vjen keq që fëmijët e sotëm nuk e njohin një pjesë të tillë.”-është shprehur mes të tjerash Rita. ‘Ndonjëherë thjesht duhet të ecësh me kohën dhe të kuptosh që nuk është jeta e vërtetë dhe duhet të mbash mend t’i ndash të dyja. Unë të paktën kështu e shoh.”-ka shtuar ajo.

Rita Ora

7/2
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoshta jo per te gjithe eshte ashtu Rita !: 07/09/2019 18:04

    Per shoqeri te konsoliduara ne cdo aspekt te jetes si disa Perendeimore , ndoshta mundet te jet e tille jeta jasht Rrjeteve Sociale . Me e gjalle ,me e prekeshme ,me interesante e aktive. Te gjithe mendojme ashtu ndonjiher ; { Dikur kishte / existonte nji "Vend Imi " ne Boten njerezore ,deri sa interneti FB HYRI NE EDRAT TONA ! Sidoqofte siedhe me lart shkruaj ,kjo ndryshon nga niveli i zhvillimit te shoqerive, dhe per vendet me shoqeri naive e te pazhvilluara , interneti ka pas nji impakt Pozitine ne zhvillim e popullit ,duke rritur nivelin jovetem ne komunikim ,por edhe e fusha te tjera jetike ,ku nji ndikim te madhe , ka per kto shoqeri ajo e kritikes mbi Politiken e vendit . Imagjinoni mos te kishte internet ,e fb , sa te pamposhtur do ishin Diktaturat ose forma joDemokratike ne Politikat e shteteve si psh Shqiperia etj. ----------- Pra ka edhe ane Pozitive te saj qe janne jovetm kjo e kritikes mbi Politiken duke u ber Bota kaq e Vogel nepermjet FB njeh personalitete interesante ,qe doshta e jeten reale ,do te duheshin vite ,mbasi te shoqeroheshe me ata ti njihje si karaktere etj . Pastaj ne kto shoqeri naive ,ku lumturia eshte pothuajse nji ender,e mungon ajo zbavitje e nevojeshme , kujt do t'i interesonte ajo Monotoni , ai Stres, ajo jete e kamufluar e merziteshme pushtuar nga pseudo te cdo atyre bestiale , ku ijorati me i madh eshte jeriu me Krenar ne Bote dhe Politikani VIP-at e Gjithckaje . Natyrishte ka anet negative te sajaj Fb-ja por edhe ato intetresantet . Pastaj ku gjen dot Karar Njeriu sot mi Yllo !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin