Rita Ora “Hot Right Now”

Rita Ora “Hot Right Now”
Këngëtarja shqiptare e cila po kërkon shpërthimin e madh në muzikë në Amerikë, Rita Ora, ka lançuar këngën e re me videoklip “Hot Right Now”, shkruajnë mediat e ndryshme në internet. Bëhet fjalë për një këngë jashtëzakonisht cilësore, e cila po ashtu përcillet nga një videoklip ashtu si vetë kënga, tejet ‘hot’. Kënga është realizuar në bashkëpunim me Dj Fresh dhe vlen të përmendet performanca e Ritës në këtë klip, që sigurisht pritet të vërehet nga mogulët e mëdhenj të muzikës si Jay-Z dhe gjigantët ndër produksione siç është Interscope Records. Pak ditë më parë mediat amerikane mes të cilave New York Post dhe US Weekly, publikuan lajmin se Ora ka një lidhje dashurore me Rob Kardashian, vëllain e Kim Kardashian, por duket se asgjë deri tani nuk është zyrtarizuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim