Mediat e huaja kanë shkruar këto ditë se bashkëpunimet mes Rihanës dhe Jay-Z ndoshta do të keqësohen. Flitet se kënga më e re që këndohet nga kosovarja Rita Ora, me titull “R.I.P”, e punuar nga Producenti Jay-Z, ishte menduar të këndohej nga Rihanna, pasi dhe teksti që është shkruar nga Drake, ishte përshtatur për të.
Por, si duket Jay-Z, siç edhe ka thënë, nuk ka qenë dakord që Rihana të kthehet sërish me Kris Braun. Por, mund të jetë edhe një arsye tjetër, inati i Rihanës, pasi zëri i Rita Orës po çmend të gjithë dhe njëkohësisht stili i saj i të kënduarës, gjë që është krahasuar shpesh si një Rihanë e dytë në tregun botëror.

SU/ Shqiptarja.com