Rita Ora, “Kameleoni” që po
sundon tregun muzikor
 

Rita Ora, “Kameleoni” që po<br />sundon tregun muzikor<br /> 
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora çdo ditë e më shumë po merr vëmendjen e mediave edhe kur nuk këndon.

Në çdo dalje apo event muzikor gjihtmonë është komentuar për atë çka sjell, duke u konsideruar si femra më “in” e tregut muzikor.

Kjo gjë është cilësuar sidomos nga mediat angleze, ku Ritën e konsiderojnë si një “Kamaleon” të muzikës pop, pasi çdo javë  shfaqet ndryshe në “look”.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka postuar në rrejtin social “Instagram” një foto ku shfaqet si mbretëresha e muzikës pop, Madonna në fillim të viteve ’90 apo si një Marilyn Monroe.

Me rastin e Shën Valentinit duket se Rita Ora ka zgjedhur një stil paksa të vjetër flokësh, që e bën të duket si Marilyn Monroe.

rita ora

Në foton e publikuar për fansat në “Instagram” është shfaqur krejtësisht bjonde, duke dashur të imitojë ndoshta ikonën e viteve '50-'60, ose ndoshta Madonnan e viteve '90...

Ky portret i veçantë i Ritës ka marrë edhe më shumë nota sensualiteti, për faktin se ajo kishte veshur vetëm një palë reçipeta të zeza, që i zbulonte pjesën më të madhe të gjoksit.

Rita Ora aktualisht ndodhet në Dubai pasi ka performuar në RedFest DXB, ku kanë qenë pjesëmarrës edhe artistë të tjerë si; The Lumineers apo John Neëman me rastin e Shën Valentinit. Ndërkaq, emocionin e saj para shfaqjes ajo e ka shprehur në “Twitter” duke thën se; “Dubai, mezi po pres të ngjitem në skenë!!! Spektakli i parë i vitit!!! Le të nisë!!”

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës 'Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë