Rita Ora lidhet me reperin Drake?

Rita Ora lidhet me reperin Drake?
Pas lidhjes me vëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian,mësohet se Rita Ora ka nisur një histori të re dashurie. Sipas mediave britanike këngëtarja nga Kosova ka nisur një lidhje me reperin kanadez Drake. The Sun ka shkruar se ata janë parë duke u puthur prapa skenës të një koncerti në Newcastle. “Rita dhe Drake kanë qenë miq të mirë për një kohë, por tani duket se ata kanë diçka më serioze. Ata ishin mbi njëri-tjetrin në prapaskenën e një koncerti të hënën dhe kanë tentuar t’a fshehin puthjen”, - janë shprehur mediat. Drake ka patur një lidhje më parë me Rihannën, artisten me të cilën krahasohet shpeshherë Rita Ora.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna