Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, të hënën e 8 korrikut ishte në Nju Jork për promovimin e filmit “Descendants: The Rise of Red” ku edhe ajo do të luaj.
33-vjeçarja fillimisht kishte veshur një fustan të kuq saten me rripa të hollë që tregonin linjat e saj perfekte.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Më pas ajo e zëvëndësoi veshjen e parë me një bluzë kombinuar me një palë pantallona.
Ndërsa për veshjen e tretë, artistja kishte zgjedhur një xhaketë elegante me pamje lëkure, pantallona të ndezura dhe një këmishë.
Rita kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe për veshjet e saj pasi në film ajo do të luaj rolin e ‘Mbretëresha e Zemrave’, nëna e keqe e personazhit kryesor.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)