Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku është pritur nga kryebashkiaku Përparim Rama.
Teksa zbret nga vioni me të cilin udhëtonte, këngëtarja ulet dhe prek tokën me dorë.
Kryebashkiaku i Prishtinës e udhëzon të ketë kujdes pasi ka prani të akullit në rrugë. Ndërsa ka publikuar edhe në facebook-un e tij momentin e mbërritjes së këngëtares.
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë!”- shkruan Rama.
Këngatarja është përballur më herët me një valë qortimesh dhe reagimesh të ashpra nga fansat shqiptarë pasi valëviti në skenë një flamur serb, që iu dha nga njëri prej fansave që po dëgjonte performancën e saj live.
Duhet te vizitoje dhe tiranen kryeqendra e shqiptareve ne bote
Përgjigju