Këngëtarja e re Rita Ora është bërë e njohur kohëve të fundit si këngëtare e suksesshme në nivel botëror. Por përveç kësaj sipas revistës britanike “FHM” ajo hyn në mesin e femrave më seksi në botë. “FHM” ka publikuar rezultatet e një ankete të lexuesve të saj, ku kërkohej të arrihej renditja e 100 femrave më seksi në botë.Rita në këtë toplistë zë vetëm vendin 94-t, por edhe kjo nuk është keq, pasi aty gjendet në një shoqëri femrash ndër më të bukurat në botë. Ndërsa modelja e njohur Irina Shayk, e dashura e yllit të futbollit Ronaldo, gjendet një vend më poshtë se ajo, në vendin e 95-të!
Su/ Shqiptarja.com