Ka kaluar vetëm pak kohë nga dita që lidhja e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe regjisorit Taika Waititi, është konfirmuar, megjithatë duke se çiftit nuk i mjafton njeri-tjetri, pasi ata janë fotografuar nga lentet e gazetarëve, krah aktores bukuroshe Tessa Thompson, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime “treshe”.
Të papërmbajtshëm Rita, Taika dhe Tessa nuk ndalin përqafimet, të qeshurat dhe puthjet për njeri-tjetrin.
Të veshur “casual” dhe duke shijuar pijen e tyre, “treshja” po shkakton “zhurmë” në rrjet dhe po ngre shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies së tyre.
Rita është komentuar ashpër edhe për faktin, se i dashuri i saj i ri, regjisori Taika Waititi, është 15 vite më i madh se ajo.
Por komentet duket se nuk e “prekin” këngëtaren dhe ajo “godet” serish me të rejat e fundit, për mundësinë e një marrëdhënieje ‘treshe”.