“Kjo nuk është e vërtetë”, shkroi reperi duke sqaruar njëherë e mirë 140,000 ndjekësit e tij, ndërsa publikoi edhe një status të dytë, ku sqaronte se nuk ishte aspak i kënaqur me fjalët që qarkullonin.
Mesazhi i tij erdhi pasi të dy u fotografuan krah për krah ndërsa dilnin nga një restorant në Londër javën e kaluar. Rita nga ana e saj ka lënë një tjetër përshtypje, pasi është parë të tregohet shumë e afërt me reperin edhe pse kishte fotografë kudo rreth tyre.
Nuk e dimë nëse reperi po përpiqet ta mbajë lidhjen sa më shumë larg vëmendjes mediatike, ose realisht të dy nuk kanë diçka…gjë që duke parë fotot dhe videot, zor se e besojmë.