Rita Ora, një nga këngëtaret shqiptare më të njohura mbarë botën gjithmonë, e cila është shprehur gjithmonë krenare lidhur me origjinën e saj. Ajo nuk ka lënë asnjëherë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën sa herë që i është dhënë rasti, dhe duke folur për kulturën dhe traditat e vendit të saj.
Pavarësisht se familja e Ritës është shpërngulur nga Prishtina në Londër në moshën 1-vjeçare, ata kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën shqiptare.
Rita Ora tregoi dhe njëherë se sa krenare është për origjinën dhe vendin e saj. Së fundmi është publikuar harta e quajtur Tjukanovt Github, e cila paraqet emrat e njerëzve të famshëm në qytetet e tyre përkatëse të lindjes. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, mban emrin e Ritës. Këngëtarja ndau në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.