Rita Ora niset drejt Kosovës:Jam e
entuziazmuar,shihemi së shpejti

Rita Ora niset drejt Kosovës:Jam e<br />entuziazmuar,shihemi së shpejti<br>
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është nisur këtë mesditë drejt Kosovës. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vigjilje të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Ka qenë vetë Rita që ka dhënë një mesazh sapo është nisur drejt vendit të saj mëmë, teksa shkruan në ‘Instagram’ se është rrugës dhe do të shihet me fansat e saj shumë shpejt. duke iu uruar ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve kosovarë, Rita Ora shprehet e entuziazmuar për shfaqjen e sotme para atdhetarëve të saj.

“Kosova shihemi së shpejti,jemi në rrugë e sipër. Dita e pavarësisë. Jam e entuziazmuar për shoun e sotëm”, ka shkruar Rita në momentet e fundit para ardhjes në Kosovë.

ritaaa
(Postimi i këngëtares Rita Ora)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema