Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është shfaqur mahnitëse në eventin më të njohur të modës në botë, i mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Bëhet fjalë për ‘Met Gala’, mbrëmja që mblodhi në një vend emrat më të njohur nga bota e showbizit. Pjesë e kësaj mbrëmjeje ishte dhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, e cila ka lënë me gojë hapur fansat me look-un e saj.

Ajo është shfaqur mahnitëse në këtë event, teksa ishte veshur me një fustan të zi, të gjatë, me flokë të lëshuara dhe me një kurorë të zezë në kokë, që e bënte të shkëlqente si një mbretëreshë e vërtetë.



(Disa foto të Rita Orës në event)

2/2