Rita Ora nuk pranon të jetë pjesë e “X-Factor”

Rita Ora nuk pranon të jetë pjesë e “X-Factor”
Këngëtarja kosovare, Rita Ora, ka refuzuar rolin në jurinë e “X-Factor”.



Rita, e cila ka qenë një nga anëtaret e jurisë së “X-Factor-it” në versionin Britanik, duket se këtë rradhë nuk ka pranuar të rikthehet në rolin e saj.

Këngëtarja e famshme e ka marrë këtë vendim pasi ka vendosur ti përkushtohet karrierës muzikore.



Rita pas suksesit të mëparshëm në jurinë e këtij spektakli muzikor ka pasur shumë ftesa nga autorët e programit.

“Kam pasur bisedime. Por nëse do ta pranoja atë rol atëherë do duhej që të përqendrohesha krejtësisht atje.



Para kësaj më duhet të realizoj disa gjëra tjera dhe të jesh pjesë e “X Factor” është si një punë me orar të plotë.

Është punë e vazhdueshme, për disa muaj”-ka thënë Rita për “The Sun”.



Nga ana tjetër Rita ka theksuar se nuk ka asgjë kundër këtij spektakli dhe se i pëlqen shumë, por nuk ka mundësi ti  përkushtohet rolit të anëtares së jurisë.

(b.t/shqiptarja.com)

5/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!