Këngëtarja e mirënjohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka përshendetur gjithë shqiptarët me një status në gjuhën shqip. “I falenderojë të gjithë shqiptarët për përkrahjen . Ju dua Rita Ora”, është shprehur këngëtarja në faqen e saj zyrtare në Facebook. Kjo përshëndetje duket se ka ndezur zemrat e shqiptarëve, të cilët kanë pohuar se ndihen krenarë për Ritën dhe për karrierën e saj. Bjondja simpatike, ka prekur majën e top-listës me këngën “R.I.P”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Tinie Tempah. E shkruar nga Drake dhe e realizuar nga “Chase and Status”, kjo këngë ka grumbulluar 105 mijë shitje që nga java e kaluar. Këngëtarja 21-vjeçare, me prejardhje nga Kosova, pati suksesin e parë në top listat muzikore në shkurt të këtij viti me këngën “Hot Right Noë”, të realizuar me DJ Fresh.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com












