Rita Ora refuzon të flasë për
ish të dashurin Rob Kardashian

Rita Ora refuzon të flasë për<br />ish të dashurin Rob Kardashian
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora gjatë një interviste të dhënë për një radio australiane nuk ka pranuar të flasë në lidhje me ishin e saj Rob Kardashian.  

Ajo gjithmonë ka hezituar të flasë në lidhje me historinë e përjetuar me Rob.

Edhe pse dy prezantuesit kanë këmbëngulur në lidhje me këtë temë Rita është shprehur: “Nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”.

Megjithatë Rob ka qenë i hapur gjithmonë përsa i përket lidhjes me Ritën edhe pse ajo ka hezituar.

rita ora

“Ju më keni vënë në të njëtën situatë edhe herën e fundit djema”, është shprehur më tej Rita.

Edhe pse Jackie këmbënguli ta pyeste sërish Rita dha një përgjigje të prerë.

“Le të vazhdojë biseda më tej djema. Sinqerisht ka një kohë dhe vend të përshtatshëm për çdo gjë, njerëzit ndryshojnë dhe ecin përpara”, shpreh Rita.

Lidhja e Rob me Ritën ka nisur dhe përfunduar gjatë vitit 2012.

Ndërsa tanimë Rita duket mjaft e lumtur krah Dj Skocez Calvin Harris.

Ato së fundmi kanë realizuar së bashku edhe këngën “I Will never Let You Down”.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos