Rita Ora, rokerja në
eventin e muzikës në Kanë

Rita Ora, rokerja në<br />eventin e muzikës në Kanë
Kur je një nga artistet më të pëlqyera në glob, është normale që të pyetesh për të dhënë një mendim në një nga eventet  më të mëdha të teknologjisë muzikore.

Këngëtarja Rita Ora është thirrur për të folur në panairin vjetor MIDEM në Pallatin e Festivalit tëKanës ditën e djeshme, rreth temës se si bota dixhitale e ka ndërkombëtarizuar emrin e saj dhe e ka lidhur me fansat.

Por sigurisht duke e parë këtë si një fenomen i cili i ndodh të gjithë artistëve në botën e teknologjisë.

Rita u shfaq e veshur me të zeza me një stil rok, ndërkohë që dukej në formë shumë të mirë.

rita ora

Flokët bjonde i kishte lëshuar mbi supe, ndërkohë që buzët i kishte lyer në të kuqe.

Së fundi Rita ka deklaruar se do të sjellë një këngë të re me titull “I Will Never Let You Down”, me të dashurin, Calvin Harris.

Duke folur rreth idesë sesi lindi kënga, Rita ka shprehur se ka ndodhur mjaft natyrshëm, kur ajo dhe Calvin po rrinin në shtëpi dhe filluan të krijonin vargje për qejfin e tyre.

Rita është shprehur e ngazëllyer për faktin që do të punojë me Harris për projektin e ri.  

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar