Rita Ora së shpejti edhe aktore

Rita Ora së shpejti edhe aktore
Këngëtarët shpesh nuk mjaftohen vetëm me këngën por dëshirojnë të eksperimentojnë edhe në zhanre të ndryshme siç mund të jetë aktrimi.

Këtë rrugë duket se dëshiron të ndjekë edhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora.

Ajo dëshiron të provojë aftësitë e saj si aktore dhe do të jetë pjesë e episodit të radhës të serialit “90210!”, ku do të interpretojë veten.

“Është e vërtetë se do të jem pjesë e serisë televizive “90210!”, ku do të jem Rita Ora, jo ndonjë personazh tjetër. Besoj se ky episod do të shfaqet në janar të vitit të ardhshëm”,-është shprehur Ora.

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja ka qenë në Kosovë ku dhe ka xhiruar videon e saj më të fundit.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)