Rita Ora zëvendëson Rihannën
në një rol kinematografik

Rita Ora zëvendëson Rihannën <br />në një rol kinematografik
Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora është përzgjedhur për të qenë pjesë e filmit “The Fast And The Furious 6”.

Roli që do të interpretoi Rita, do të luhej nga këngëtarja Rihanna por për shkak të angazhimeve të saj në muzikë ajo nuk mundi ta pranonte.

Regjizorët e filmit janë impresionuar me performncën e Rihannës në filmin “Battleship” dhe për këtë arsye dëshironin të ishte pjesë e xhirimeve.

Megjithatë sipas mediave të huaja edhe Ora ka realizuar një provë mjaft të mirë kinematografike, duke i bindur regjizorët të zgjedhin atë.

Kohët e fundit është përfolur mjaft për imitim të Rihannës nga ana e Rita Orës. Por bukuroshja kosovare nuk ka komentuar në lidhje me këto pretendime.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?