Rita Ora zhgënjen me
veshjen në sfilatën  e “Channel”

Rita Ora zhgënjen me <br />veshjen në sfilatën  e “Channel”
Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare Rita Ora këtë herë ka tërhequr vëmendjen mediatike për mënyrën e saj të të veshurit.

 Rita ka marë pjesë në sfilatën Pranverë/Verë 2013 të markës Channel, të zhvilluar në Paris në Grand Palais.



 Veshja me të cilën ajo është prezantuar është cilësuar negativisht nga mediat.

 Rita, e cila njihet si një këngëtare eksperimentuese duket që këtë radhë ka “dështuar”.

Kombinimi që ajo kishte bërë me një fustan të gjatë të bardhë, me një xhaketë të kuqe lëkure dhe këpucë të zeza ka rezultuar një kombinim i gabuar për këtë ditë ku veshja është në qendër të vëmendjes.



Megjithatë Rita mbetet një Këngëtare e cila adhurohet për bukurinë e saj.

 Në këtë ceremoni gala, ku kanë qenë të ftuar dhe shumë personazhe të tjerë të njohur Rita ka shfytëzuar rastin për të takuar dhe miken e saj të ngushtë, modelen Cara Delevigne, e cila ka sfiluar për “Chanel”.



Ajo është parë e ulur përkrah aktores Anna Mouglalis dhe reperit Theophilus.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve